UBT

Mesfushori i Kosovës: Çfarë triumfi, fatkeqësisht raketa ime drejt hapësirës e qëlloi kubenë e qiellit

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Bersant Celina po shijon momente magjike me ekipin e tij Swansea City, teksa i ndihmoi të kualifikohet në mesin e 16 skuadrave më të mira në FA Cup me një gol të jashtëzakonshëm të shtunën.

Mesfushori atakues i ekipit kombëtar të Kosovës Celina e ka përshkruar si të mahnitshme skuadrën e tij dhe tifozët e saj duke e quajtur të jashtëzakonshme fitoren 4-1 ndaj Gillinghamit të shtunën në Liberty Stadium.

22-vjeçarit duket se i ka lënë shumë mbresa projektili i tij, pasi tha me shaka se raketa e tij nuk arriti në hapësirë sepse u ndal në kubenë e qiellit.

“Çfarë fitore! Ekip mahnitës dhe tifozë mahnitës! Fatkeqësisht raketa ime drejt hapësirës e qëlloi kubenë!”, shkroi Celina në llogarinë e tij zyrtare në Instagram.

Swansea është në mesin e 16 skuadrave më të mira të FA Cup, pasi të shtunën e mundi 4-1 Gillinghamin falë një paraqitjeje tjetër brilante të yllit kosovar Bersant Celina, triumf në të cilin pati dorë edhe kosovari.

Uji Dea

Swansea kaloi në epërsi pas vetëm dhjetë minutave lojë, kur Oliver McBurnie realizoi pas një asisti nga Fer. Nuk vonoi shumë se McBurnie shënoi përsëri duke e çuar Swansean në pushim mes pjesëve me epërsi prej dy golave.

Rreth 25 minuta para fundit, kosovari Bersant Celina shënoi golin e tij të parë në FA Cup dhe të tretin në këtë takim për Swansean.

McKay e realizoi golin e katërt për vendasit, ndërsa Rees shënoi golin e vetëm për vizitorët.

Për Celinën ky ishte goli i parë në FA Cup dhe i pesti në total për Swansean në 26 ndeshje deri tani këtë sezon. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.