ARKATANA

Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë kërkohet nga skuadrat portugeze

/ 1 minutë lexim
United Hospital

Mesfushori Kamer Qaka, që së fundi debutoi me Kombëtaren e Shqipërisë, po kërkohet në Portugali prej ekipeve Sporting dhe Braga, kanë njoftuar të hënën mediumet rumune.

Qaka 22-vjeçar, aktualisht luan në Rumani te Poli Iasi, ekip më të cilin ka kontratë deri në fund të vitit 2019. Interesimin nga ekipet portugeze e ka konfirmuar edhe presidenti i ekipit nga Rumania, Adrian Ambrosie.

Ky i fundit ka lënë të hapur mundësinë e largimit të Qakës gjatë miniafatit kalimtar të janarit, nëse ekipet portugeze ofrojnë dëmshpërblim deri në një milion euro.

Mobi Casa

“Përfaqësuesi i lojtarit na ka njoftuar se është në negociata me klubet e mëdha të Portugalisë, Braga dhe Sporting. Nëse oferta është e mirë për klubin tonë, atëherë Qaka mund të largohet”, është shprehur Ambrosie, raporton KD.

Mesfushori Qaka para fillimit të këtij edicioni iu bashkua ekipit rumun nga ai norvegjez Kristiansund, por karrierë ka bërë edhe te Sarpsborgu, Honefossi e Raufossi.

Ai javën e shkuar debutoi edhe me fanellën e Kombëtares së Shqipërisë në fitoren 3:2 ndaj Turqisë, miqësore që u zhvillua në Antalya. /Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.