UBT

Mesazhi i SHBA-ve për Kosovën, pas kthimit të 110 shtetasve nga Siria

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Në orët e parë të mëngjesit të së shtunës, në Kosovë janë kthyer 110 shtetas kosovarë nga vatrat e luftës në Siri.

Kthimin e tyre në Kosovë, e kanë mirëpritur Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Uji Dea

Përmes një reagimi për media, Ambasada e SHBA-së, ka thënë se Kosova ka vendosur një standard të rëndësishëm.

“SHBA-të e përgëzojnë Kosovën për kthimin e 110 shtetasve të saj nga Siria: katër prej të cilëve supozohet të kenë qenë luftëtarë të ISIS-it dhe të tjerë, gra dhe fëmijë. Me këtë riatdhesim, Kosova po vendos një standard të rëndësishëm për të gjithë anëtarët e Koalicionit Global për të mposhtur ISIS-in dhe bashkësinë ndërkombëtare në ndjekjen e së njëjtës rrugë. I duartrokasim bashkë ndjenjës së treguar për të pranuar kthimin të këtij numri të madh të civilëve SHBA-të mbesin mirënjohëse ndaj Forcave Demokratike të Sirisë për mbështetjen e tyre në riatdhesim dhe për vazhdimin e mbajtjes humane nën arrest të të qindra luftëtarëve të ISIS-it nga dhjetra vende tjera ”, thuhet në komunikatën për media. /Indeksonline/