Uji Dea

Mesazhi i Resul Sinanit : Unë mund t’i numëroj 95 ARSYE për të cilat kërkoj mbështetjen tuaj

/ 6 minuta lexim
ARKATANA

Te dashur qytetarë! Në këto zgjedhje garoj për deputet dhe jam me numër 95 në listën e koalicionit AAK-PSD 100% Kosovë. Unë mund t’i numëroj 95 ARSYE për të cilat kërkoj mbështetjen tuaj. Ju mund të keni 95 ARSYE të tjera për më dhënë mbështetjen dhe votën tuaj. Në vijim unë dua t’i ndaj me ju 5 ARSYE me të cilat kërkoj nga ju votën tuaj për NUMRIN 95 që të dyja së bashku bëjnë 100% Kosovë për Koalicionin AAK-PSD me numër 119.

Jam angazhuar në politikë sepse POLITIKËN e shoh si mundësi për t’i shërbyer VENDIT. E di që jeni lodhur nga politikanët e pasinqertë, të pandershëm, të korruptuar, të cilët as nuk dinë e as nuk duan t’i shërbejnë interesave të vendit dhe qytetarëve, por megjithatë, në vendin tonë, nëpër të gjitha partitë politike ka politikanë që në politikë janë angazhuar për të mirën e vendit dhe të shoqërisë. Ju mbetet juve që t’i identifikoni dhe me votën tuaj t’i mbështesni ata. Zgjedhja, vota juaj përbën thelbin e demokracisë dhe JUVE ju mbetet që këtë instrument shumë të rëndësishëm dhe shumë të fuqishëm që e keni në dorën tuaj në këto momente ta shfrytëzoni për të zgjedhur përfaqësuesit të cilët do t’ju përfaqësonin juve dhe interesat e vendit në këtë kohë shumë të rëndësishme dhe për katër vjetët e ardhshme.

Nëse ju ma jepni BESIMIN që t’ju PËRFAQËSOJ në Parlamentin e Kosovës, gjithmonë do të rreshtohem në anën tuaj dhe mbi këtë rreshtim do të kushtëzohet edhe çdo veprim dhe angazhim politik i imi. Sigurisht që janë një numër shumë i madh i çështjeve shumë të rëndësishme për të cilat do të duhet të angazhohemi dhe të kemi qëndrimet tona si përfaqësuesit tuaj politikë, për të cilat kërkojmë mbështetjen tuaj me votë.

1. Për t’u realizuar VIZIONI për 100% SHTET, është shumë e rëndësishme që t’i jepet besimi koalicionit AAK-PSD dhe Kryeministrit Haradinaj përmes votës në zgjedhjet e 6 TETORIT. Në këtë mënyrë në dialogun me Serbinë do të dalim fitues. Është qëndrimi im se në këtë dialog duhet të jetë i përfshirë i gjithë spektri politik, pozita dhe opozita, shoqëria civile, akademia e shkencave dhe shumë individë të do të mund të jepnin kontributin e tyre. Mirëpo, një ekip i tillë i dalë nga një konsensus i gjerë shoqëror do të ishte më i fuqishmi i mundshëm nëse në krye të tij do të kishte Kryeministrin Haradinaj.

2. ARSIMI – duhet të shndërrohet në PRIORITET NACIONAL – nga qeveria e ardhshme. Mënyra se si shteti është sjellë me arsimin gjatë gjithë këtyre viteve pas luftës ka qenë i dëmshëm dhe jo i duhuri. Të gjitha eksperimentet e mundshme në fushën e arsimit tashmë janë bërë nga politika dhe politikanët që arsimin e kanë parë si vend punësimi për militantë partiakë dhe si hambarë për vota. Kjo duhet të marrë fund dhe qeveria në ardhje duhet t’i japë fund praktikave të deritanishme. Angazhimi im 100% do të jetë që ARSIMI të bëhet PRIORITET NACIONAL.
3. SHËNDETËSIA – mbase është sektori që është përcjellë me më së shumti skandale dhe për të cilin duhet ndërhyrje urgjente për të vënë rregull. SIGURIMI shëndetësor tashmë është shndërruar në legjendë urbane, ndërsa qytetari ynë vazhdon të mbetet në mëshirën e Zotit. Lista e Barnave ESENCIALE është shikuar vetëm si mundësi për përfitimin e TENDERËVE ndërsa aspak nuk është shikuar më e shtrenjta e njeriut JETA e tij. TREGTIMI i pacientëve nga sektori publik në sektorin privat shëndetësor është bërë i zakonshëm dhe pothuajse është pranuar nga të gjithë, pa çka se shpërfaq anën e shëmtuar të të gjithë atyre që e bëjnë një gjë të tillë. Tashmë të gjithë e kemi kuptuar se INVESTIMI në FASADA të objekteve shëndetësore nuk është zgjidhje dhe nuk i ndihmon shëndetit të qytetarëve tanë, derisa çdo ditë na IKIN MJEKËT nëpër vende evropiane, prandaj do të angazhohem a) për ndarje të qartë ndërmjet sektorit publik dhe sektorit privat shëndetësor, b) sigurimin shëndetësor për të gjithë qytetarët e vendit, dhe c) listën e barnave esenciale të qasshme për të gjithë qytetarët që kanë nevojë!
4. MEDIA dhe LIRIA E SHPREHJES – janë katalizatori i zhvillimit të demokracisë së një vendi. MEDIUMI PUBLIK përmes LIGJIT dhe mënyrës së FINANCIMIT gjithmonë është tentuar që të kontrollohet nga politika e asnjë herë nuk është bërë përpjekje që t’i jepet zgjidhje e cila do të garantonte pavarësinë editoriale. Do të angazhohem që me ligj të garantohet kjo liri dhe që mediumi publik të jetë sa më larg pushtetarëve, sepse vetëm si i tillë do të luante rolin dhe funksionet e tij në të mirë të demokracisë dhe lirisë së shprehjes në shoqërinë tonë e po ashtu do të luante një rol prijës në zhvillimin e përgjithshëm të tregut mediatik në vend. Pluralizmi medial në vend duhet të inkurajohet dhe të mbështetet. Liria e Medias dhe Liria e Shprehjes përbëjnë BAZAMENTIN e një shoqërie demokratike dhe pluraliste!
5. MERITOKRACIA – në themel të të gjitha pakënaqësive të qytetarëve në raport me politikën që është ndjekur gjithë këto vite është vendosja e njerëzve jo të duhur nëpër pozita të rëndësishme udhëheqëse, e cila është manifestuar pastaj me jo-profesionalizëm dhe nepotizëm. Kjo ka humbur besimin në konkurse, besimin në avancime, besimin se mund të gjesh një punë me meritë dhe në bazë të përgatitjes profesionale. Një praktikë e këtillë duhet të përfundojë. Rekrutimi i stafit siç parashihet me programin e koalicionit AAK-PSD përmes testimit elektronik, është rruga e duhur që duhet ndjekur dhe përmes së cilës duhet t’i jepet fund punësimit të pamerituar. Kjo do të kthente besimin e qytetarëve tanë për të jetuar dhe për ta zhvilluar jetën këtu, në Kosovën tonë, e jo siç po ndodh tani që të gjithë e kanë mendjen për të ikur!

Dr.Sc. Resul Sinani

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.