Hidromorava

Mesazhi i Omer Dakut: Besimi juaj është përgjegjësi që e mbaj me nder dhe me përkushtim

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Nesër, me votën tuaj, më jepni mundësinë të vazhdojmë këtë rrugë bashkë. Sepse, Gjilani meriton më shumë dhe bashkë mund ta bëjmë ka shkruar Omer Daku.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë të Gjilanit, anëtarë të PDK-së, familjarë e kolegë/e.
Fushata po përmbyllet, por përkushtimi im për Gjilanin nuk ka filluar e as nuk përfundon me zgjedhje, është pjesë e jetës sime.

Gjatë këtyre javëve kam takuar shumë prej jush, kam dëgjuar shqetësimet, idetë dhe shpresat për një Gjilan më të planifikuar, më të zhvilluar dhe më të drejtë.

HW

Faleminderit nga zemra për çdo takim, çdo fjalë inkurajuese e për çdo përkrahje të sinqertë.
Besimi juaj është përgjegjësi që e mbaj me nder dhe me përkushtim.

Përvoja ime në të kaluarën si nënkryetar komune, drejtor i urbanizmit dhe drejtorive të tjera e hartues i shumë strategjive zhvillimore, më bëjnë të jem i gatshëm të vazhdoj të jem zëri juaj në Kuvendin Komunal, për një zhvillim të qëndrueshëm dhe planifikim të drejtë për të gjithë.

Nesër, me votën tuaj, më jepni mundësinë të vazhdojmë këtë rrugë bashkë.
Sepse, Gjilani meriton më shumë dhe bashkë mund ta bëjmë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.