Uji Dea

Mesazhi i myftiut për fundin e Ramazanit

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Myftiu i Bashkësisë Islame të Kosovë, Naim Tërnava, ka mbajtur konferencë ku e ka dhënë mesazhin për fundin e muajit të shenjtë për pjesëtarët e besimit islam.

Myftiu i Kosovës tha se ka arsye për festë në fund të ramazanit.

“Suksesi i besimtarit në fushën e adhurimit dhe fitorja e tij përballë vetive të liga, janë motivi pse ai sot feston”, tha Tërnava. Poashtu ai bëri analogji në mes të muajit të ramazanit dhe kursit përgatitor.

“Festa është ceremonia e ceritfikimit në një kurs adhurimi e edukimi njëmujor, andaj nuk ka si të kalojë pa festuar”, shtoi Tërnava.

Uji Dea

Veç tjerash ai bëri thirrje për unitet dhe ndihmë për të varfërit.

“Me avansimin e teknologjisë dhe mundësive për të qenë sa më afër njëri tjetrit, shoqëria njerëzore është ndarë më shumë se kurrë më parë. Në këtë kohë me kto sfida, festa vjen edhe si alternativë shoqërore që e lufton këtë zbehje të raporteve dhe e lufton varfërinë”, u shpreh ai.

Ndërsa, në fund të mesazhit Tërnava ua uroi festën e Fitër Bajramit pjesëtarëve të komunitetit shqiptar brenda dhe jashtë vendit dhe siç tha ai, “me lutjen që Allahu të na ketë pranuar angazhimin tonë shpirtërore material gjatë Ramazanit si dhe dëshirën që siguria, paqja harmonia dhe dashuria të mbretërojnë kudo në mesin tonë”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.