Eko Higjiena

Mesazhi i Myftisë së BIPBM-së, Nexhmedin ef. Saqipi me rastin e Fitër – Bajramit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Me rastin e Fitër Bajramit, Myftiu i BIPBM-së, njeherit edhe zëvendës i Rijasetit të Bashkësisë Islame të Serbisë, Nexhmedin ef, Saqipi, ua uron të gjithë besimtarëve islamë festën e Fitër – Bajramit, në Luginë, Kosovë, Shqipëri, Sërbi, Maqedoni, Mal të Zi dhe diasporë si dhe të gjithë besimtarëve të tjerë kudo që gjenden, me shpresë se ndër ne dhe kudo në botë të mbretëroj paqja, qetsësia, dialogu, toleranca dhe mirëkuptimi.

Myftiu duke shtuar shprehet:” Nesër miliona besimtarë të bardhë e të zinjë, arab dhe joarab,të verdhë e të kuq, pleq e të rinj thërrasin me thirrjen islame : All-llahu ekber! All-llahu ekber! All-llahu ekber! Duke vërtetuar me këtë se myslimanët janë një. Se myslimanët janë vëllezër. Krijuesi i tyre është një. Feja e tyre është një . Libri i tyre është një. Kibeljae tyre është një dhe qëllimi i tyre është një .

Festa e Fitër- Bajramit është, festa e shpërblimit, fitores, faljes, mëshirës. Është ditë lavdrimi, falënderimi dhe përkujtimi. Është ditë dashurie, rrespekti, faljeje, mëshire, solidariteti dhe pajtimit.

Eco Higjiena

Ndërsa, është obligim për ne ta ruajmë dronë e Ramazanit, ushqimin shpirtëror të Ramazanit, ibadetin e Ramazanit, bëmirësin e Ramazanit, durimin e Ramazanit dhe moralin e Ramazanit.

Dhëntë Zoti e na përmirësoftë gjendjen vëllezërore, duke i zbutur zemrat tona dhe duke na drejtuar në rrugën e drejt , për realizim e paqes, lumturisë, në këtë botë dhe botën tjetër”. /jetapress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.