Mesazhi i Lenjanit para ndeshjes me Serbinë
Ermir Lenjani ka insistuar se ata janë gati për ndeshjen me Serbinë.
Futbollisti i Kombëtares shqiptare, Ermir Lenjani ka thënë se ata janë gati për ndeshjen kundër Serbisë, e cila do të zhvillohet pas 3 ditëve.
Ai tha se do të japin gjithçka nga vetja për këtë ndeshje, pasi duan të shkruajnë histori duke u kualifikuar në Euro 2016.
“Edhe 3 ditë ndeshja historike. Jemi të gatshëm të japim gjithçka nga vetvetja dhe të shkruajmë historinë së bashku me ju”, shkruan Lenjani në Facebook. /Express


