KKVITI

Mesazhi i Hadërgjonajt pas barazimit me Moldavinë

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Hadërgjonaj ka kërkuar të harrohet ndeshja me Moldavinë dhe që ekipi të fokusohet për Greqinë, një tjetër sfidë shumë e vështirë për ‘Dardanët.

Kosova e ka nisur me barazim aventurën në Ligën e Kombeve.

‘Dardanët’ barazuan 1-1 me Moldavinë në ndeshjen e parë që u zhvillua në Itali.

Natyrisht, objektivi ishin tri pikët dhe kjo i ka zhgënjyer edhe futbollistët.

FIDANISHTJA

Florent Hadërgjonaj, që u inkuadrua në pjesën e dytë në vend të Mërgim Vojvodës, ka reaguar me një postim në rrjetet sociale.

“Shkuam për fitore, por nuk e arritëm atë që deshëm. Gjithsesi do të rikthehemi më të fortë dhe tani fokusi është për të dielën”, ka shkruar Hadërgjonaj në Facebook.

Të dielën, në “Fadil Vokrri”, Kosova, edhe kësaj radhe pa lojtarin e 12-të, tifozët – do të kërkojë të bëjë maksimumin për t’i marrë pikët e plota kundër Greqisë. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.