United Hospital

Mesazhi i fortë i Osmanit nga Austria: Kosova po fuqizon industrinë e mbrojtjes, liria nuk është kurrë e garantuar

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në Forumin Evropian Alpbach 2025 i cili u mbajt në Austri. Diskutimi u përqendrua në hapat e Kosovës drejt së ardhmes, zhvillimet gjeopolitike që ndikojnë në vend si dhe të ardhmen e Bashkimit Evropian.

Me këtë rast, e para e shtetit tha se është e rëndësishme që Kosova sa më shpejt të anëtarësohet në NATO dhe Bashkimin Evropian.

“Është e rëndësishme të ecim përpara shpejt në përparësitë strategjike, e që është anëtarësimi në NATO, pasi sa më shumë territore që janë në NATO në Ballkanin Perëndimor aq më të sigurta janë ato territore, por në të njëjtën kohë edhe për shkak të kontributit që mund t’u japim aleancave si në aspektin e njerëzve, ashtu edhe në atë të mbrojtjes”, ka thënë Osmani.

Mobi Casa

Me këtë rast shefja e shtetit tha se Kosova është duke fuqizuar fushën e mbrojtës sa i përket armatimit por edhe ushtarëve.

“Ne po punojmë shumë në industrinë tonë të mbrojtjes dhe madje kemi edhe njerëz të aftë për këtë. Për vendet që ende kanë sfida sigurie, është shumë e rëndësishme që brezi i ri të edukohet vazhdimisht se si liria nuk është kurrë e garantuar dhe nuk është e dhënë. Demokracia nuk është kurrë e garantuar dhe kurrë e dhënë. Këto janë vlera ndaj të cilave duhet të luftoni”, vazhdoi ajo.

Osmani foli edhe për luftën e fundit në Kosovë dhe mbështetjen e aleatëve për të ndalur gjenocidin në vend.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.