Hidromorava

Mesazhi i Ambasadores gjermane: Ata që kërkojnë zgjedhje janë të papërgjegjshëm

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Ambasadorja e Gjermanisë në Prishtinë Angelika Viets ka reaguar ndaj thirrjeve për zgjedhje të parakohshme në vend duke thënë se kjo do të ishte një skenar i keq për Kosovën. Viets ka theksuar se në rast të zgjedhjeve Kosova do të harronte liberalizimin e vizave ndërkohë që ka theksuar se ata që kërkojnë zgjedhje po e bëjnë për shkak të ambicieve personale.

Opsionin e zgjedhjeve të parakohshme e ka hedhur poshtë edhe Ambasadori i SHBA’ve Greg Delawie, i cili ka thënë se kosovarët do të votojnë më 2018.

FIDANISHTJA

Por, ja çfarë shkruan ambasadorja gjermane.

“Jam e brengosur për shkak të zërave të papërgjegjshëm që po thërrasin për zgjedhje të reja- edhe pse Kosova ka një qeveri funksionale me një shumicë të qartë në Parlament. Pas zgjedhjeve të vitit të kaluar dhe bllokadës 6 muajshe ku Kosova në shumë aspekte shkoi shumë prapa, kjo do të ishte një skenar i keq për popullin e Kosovës. Politikanët janë përfaqësues të zgjedhur dhe duhet ta nxjerrin mirëqenien e popullit dhe vendin e tyre përpara interesave dhe ambicieve personale. Unë vetëm mund të them diçka: Me zgjedhje të reja të parakohshme Kosova mund të harrojë liberalizimin e vizave dhe vullnetin e donatorëve, investitorëve dhe të diasporës” ka thënë Ambasadorja në mesazhin e saj. Gazeta Express.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.