ARKATANA

Mesazhi emocionues nga Ujkani: Të bashkuar do të ringrihemi

/ 3 minuta lexim
HW

Kapiteni i Kosovës, Samir Ujkani ka reaguar pas shumë polemikave në ditët e fundit.

Në një postim të gjatë dhe emocional, Ujkani ka shkruar rreth ndeshjes së fundit që Kosova pësoi nga Turqia.

Ai ka bërë të ditur se të bashkuar do të ringrihemi.

“I dashur popull i Kosovës, nuk po u drejtohem për të gjetur arsyetime, as për të larguar përgjegjësitë e secilit prej nesh, por për të treguar se më shumë se çdo kush tjetër jemi ne futbollistët ata që e ndjejmë peshën e këtyre humbjeve, sepse ndjejmë shumë përgjegjësi kur veshim atë fanellë, që për ne është pjesë e lëkurës, është identiteti ynë. Ne jemi këtu falë punës së palodhshme të federatës e kryesisë së saj, fal selektorit dhe bashkëpunëtorëve të tij dhe fal insistimit të njerëzve që ia donë të mirën Kosovës. Jemi këtu për të respektuar popullin prej të cilit vijmë, jemi këtu, sepse Kosovën e ndjejmë më shumë se çdo gjë tjetër, jemi këtu sepse të bashkuar emrin e Kosovës do ta ngrisim shumë lartë.

Uji Dea

“Jemi këtu sepse kemi një staf udhëheqës në federatë që ka triumfuar mbi çdo sfidë që i është paraqitur dhe ka arritur ta anëtarësoj Kosovën në FIFA, ndonëse shteti nuk e kishte e nuk e ka akoma as edhe një stadium për t’ i zhvilluar ndeshjet tona në Kosovë, por ata i’a dolën të na fusin në këtë nivel”.

“Të gjithë së bashku, duke filluar nga Kryetari i Federatës, Selektori dhe të gjithë futbollistët kemi derdhur shumë djersë e mund për të vu themelet e këtij ekipi, të cilin jemi gati ta mbrojmë me cdo kusht”.

“I fortë nuk është ai që nuk rrëzohet, por ai që bie e ngrihet përsëri. Vetëm të bashkuar mund të ringirhemi, na lejoni t’ ia arrijmë këtij qëllim, sepse zemra na është djegur rrugëve të Evropës kur kemi besuar te Kosova më shumë se askush tjetër, aso kohe këtë nivel vetëm e kemi ëndërruar, na lejoni që tash të gjithë sëbashku ta realizojmë këtë ëndërr. Në emër të grupit të futbollistëve, Samir Ujkani, kapiten”, ka shkruar Ujkani. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.