FITORJA

Mesazhi emocionues i infermieres, tregon pse do ta votojë Enver Hoxhajn për kryeministër

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Arta Zeneli, një infermiere nga Prishtina, përmes një videoje ka shprehur mbështetjen e saj për kandidatin për kryeministër nga PDK, Enver Hoxhaj.

Përmes kësaj videoje, infermierja Arta Zeneli, ka thënë se e di që plani i Rimëkëmbjes për shëndetësinë, i PDK-së, me kryetar Enver Hoxhaj, do të mundësojë zhvillimin e shëndetësisë, rritjen e pagave për mjekët dhe infermierët, si dhe do të investojnë për modernizimin e spitaleve.

Faqja zyrtare e kandidatit për kryeministër Enver Hoxhaj ka shpërndarë videon me mesazhin e Arta Zenelit, ku Hoxhaj ka shkruar se punëtorët shëndetësorë janë heronj të vërtetë në këtë kohë të rëndë të pandemisë.

“Punëtorët shëndetësorë janë heronj të vërtetë në këtë kohë të rëndë pandemisë. Arta Zeneli, është një nga infermieret që ka qenë në vijë të parë të frontit dhe e di se shëndetësia do të rimëkëmbet me PDK-në. Ajo e di që ne e kemi programin më të mirë për ta, duke investuar në modernizimin e spitaleve, ngritur pagat dhe siguruar kushte më të mira në punë.”, ka shkruar Hoxhaj derisa ka shpërndarë video mesazhin e infermieres.

https://fb.watch/3x7CUXfgJr/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.