Fundamenti

Mesazhet nga Berlini – regres për Kosovën

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Kosova vazhdon të mos njihet nga 5 shtetet e Evropës: Spanja, Greqia, Rumania, Qiproja dhe Sllovakia, që përbëjnë pengesë të madhe në proceset integruese të saj.

Derisa mesazhe jo fort të mira vijnë direkt nga Bundestagu. Ditë më parë anëtari i Parlamentit gjerman, Michael Brand nga partia e kancelares gjermane, Angela Merkel, i ka dhënë sinjal të qartë Kosovës se dyert drejt Evropës janë të mbyllura për ata që mbështesin korrupsionin dhe krimin.

UBT

Por në ndërkohë Kosova vazhdon të jetë edhe e përjashtuar nga shumë organizata rajonale e ndërkombëtare, Brand ka thënë në fjalën e tij para Bundestagut gjerman se pozicioni gjerman është i qartë si loti: dera për në Evropë është e mbyllur për ata që qëndrojnë prapa krimit dhe korrupsionit./zeri/