RCCOLA

Mesazhe solidariteti e harmonie në familjet shqiptare

/ 5 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Në të gjitha xhamit e Anamoravës ceremoni e Fitër Bajramit është kryer sipas rregullave Anti COVID. Mesazhi në të gjitha xhamitë ka qenë më shumë solidaritet e harmoni në familjet kosovare. Ka mbizotëruar lutja që Bajrami i ardhshëm të festohet larg pandemisë si dhe është kërkuar kujdes maksimal gjatë vizitave familjare.

Naim Aliu kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan ka thënë se në këtë festë dhe ditë të madhe lutemi që në të gjitha familjet tona të mbizotërojë harmonia, paqja e solidariteti vëllazëror.

Aliu gjithashtu ka kërkuar që të respektohen të gjitha masat Anti Covid edhe gjatë vizitave familjare.

“Kam kënaqësinë që në emër të Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan dhe në emrin tim personal, t’i përgëzojë të gjithë besimtarët për përmbushjen e njërit prej obligimeve kryesore të fesë islame, dhe t’ua uroj Fitër – Bajramin, duke e lutur Allahun e Madhërishëm që të na ketë pranuar agjërimin, lutjet, ibadetet dhe punët e mira që i kemi bërë gjatë këtij muaji në shenjë respekti ndaj Krijuesit Fuqiplotë. Muhamedi a.s. thotë: “Kush agjëron Ramazanin me besim dhe vetëllogaritje të sinqertë do t’i falet tërë çka ka gabuar më parë”.

Festa e Fitër – Bajramit ngërthen në vete rikujtimin dhe përkushtimin ndaj Krijuesit të gjithësisë, të cilin besimtarët me të madhe e shprehën edhe gjatë muajit të madhëruar të Ramazanit.

Na bashkoi adhurimi ndaj Zotit, bamirësia, mirëkuptimi, zeqati e sadakaja, si dhe solidariteti dhe përkujdesja ndaj të varfërve, ndaj nesër krenarë e ballëhapur e festojmë Fitër- Bajramin.

Eco Higjiena

Pejgamberi a.s. ka thënë: “Kush idel në ndihmë vëllait tij, atij do t’i dalë në ndihmë Allahu i Madhërishëm.

Dega e shoqatës Bereqeti në Gjilan gjatë kësaj kohe ka ndihmuar me qindra familje nevojtare nëpër çdo cep të komunës tonë përfshi këtu edhe komunitetet pakicë pa asnjë përjashtim.

Ne si popull gjatë historisë kemi dëshmuar se solidaritetin e bamirësinë e kemi të kultivuar ndër breza saqë ky solidaritet është kthyer në virtyt, dhe fal këtij virtyti, si komb kemi arritur të përballojmë shumë vështirësi e fortuna.

Duke i dhënë lamtumirën dhe duke u përshëndetur me muajin e bekuar të ramazanit, besojmë fuqishëm se Mëshira dhe begatitë e Zotit në këtë muaj e veçanërisht vet agjërimi si ibadet e shtyllë e islamit na kanë bërë neve më të devotshëm, me te ndjeshëm për njëri tjetrin e me solidar e me bujar.
Të dashur besimtar!
Në emër të institucionit të Këshillit të bashkësisë islame në Gjilan, dhe në emër timin ju falënderoj për qytetarin e treguar në respektimin e masave anti covid 19.
Ne si besimtar kemi për obligim të tregohemi të kujdesshëm e të disiplinuar dhe t`i përmbahemi udhëzimeve dhe rekomandimeve tona institucionale për formimin e të cilave, bashkë si komb kemi luftuar e kemi derdhur gjak.
Lutemi që Zoti i gjithëfuqishëm të ketë mëshiruar gjithë ata që kanë ndërruar jetë nga virusi covid 19, gjersa për të infektuarit lutemi që të gjejnë shërim sa më të shpejtë.
Le të frymëzohemi edhe me këtë rast, nga këto momente më të bukura për besimtarin ngase ai sot përfundon agjërimin e muajit të Ramazanit me se kryen një obligim që i ka caktuar Zoti, dhe me të drejtë pret të shijoj begatitë që ka dhuruar i Madhi Zot për njeriun, ndaj duhet vazhduar me vepra të mira, në mënyrë që Zoti të jetë i kënaqur me veprat tona, ngase të gjithë bashkë jemi përgjegjës para Zotit për veprat tona.
Të nderuar qytetarë!
Vëllezër e motra!
Kurani mbështet konceptet e moralit,dashurisë e mëshirës, përkushtimit e sakrificës,tolerancës dhe paqes,besimtari i pajisur me këto virtyte përhap dashuri, respekt, harmoni e kënaqësi te të gjithë njerëzit që janë të prirë të punojnë vepra të mira.
Islami nëpërmjet agjërimit dhe adhurimeve të tjera i ka pastruar shpirtrat e njerëzve nga urrejtja e xhelozia, i ka dëlirësuar nga egoizmi pangopësia e koprracia duke i udhëzuar ne respekt ndaj njëri tjetrit, në ngritjen e një shoqërie humane,në të cilën gjykon dashuria hyjnore,e ngritur mbi principet e fuqishme të drejtësisë, bamirësisë e mëshirës. Nisur nga këto parime unë ju porosis të gjithëve që të shtrini dorën e ndihmës ndaj skamnorëve, jetimëve dhe të gjithë atyre që janë ne nevojë.
Ashtu si ishim të bashkuar, human e të dinjitetshëm, tolerant e të disiplinuar gjatë muajit të agjërimit, ashtu duhet të jemi bashkë e unik gjithherë për të çuar përpara vendin tonë atje ku synojmë të gjithë.
Në fund më lejoni që edhe njëherë t’ua uroj nga zemra Fitër- Bajramin të gjithë vëllezërve e motrave tona, kudo që gjenden ka thënë Naim Aliu./rajonipress/