Fundamenti

Mesazhe për unifikim të klasës politike në manifestimin “Ditët e Agimit”

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Moti me shi nuk i ndali mijëra qytetarë nga e mbarë Kosova që të marrin pjesë në manifestimin kulturor tradicional “Ditët e Agimit”, në Zhegër të Gjilanit, i cili u organizua nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës, Lutfi Haziri.

Në emër të kryetarit Haziri, të pranishmëve iu është drejtuar nënkryetari Rexhep Kadriu, i cili tha se ne jemi krenarë si Anamoravë që e patëm prijësin dhe heroin, i cili në luftën çlirimtare, bëri aktin më të lartë duke hequr kufirin midis shqiptarëve.

“Ashtu siç ishte fantazia e tij e pakufishme për artin, për shprehjen e ndjenjave shpirtërore, ashtu do të jetë i pakufishëm kuptimi për lirinë, jo vetëm si ide e frymëzim, por zbatim në praktikë dhe krijimin e lirisë”, tha Kadriu.

Në emër të bashkëluftëtarëve ka folur komandanti i Brigadës 138 “Agim Ramadani”, Rrustem Berisha, i cili e përcolli porosinë e Agimit se “Kur pushkët bashkohen, edhe krismën e kanë më të fuqishme”, duke nënkuptuar unifikimin e faktorit politik.

Mobi Casa

Ndërkaq, vëllai i dëshmorit, Agim Ramadani, Bekimi, tha se Agimi nuk ishte vetëm vëllai i tij, por i të gjithë shqiptarëve, për të kërkuar nga klasa politike që, siç tha, të tërhiqen nga lakmia personale dhe të mendojnë për të gjithë qytetarët.

Përndryshe, manifestimi tradicional kulturor “Ditët e Agimit” është mbajtur për tri ditë me radhë, duke filluar me aktivitetin e turneut të futbollit, flakadanët në përkujtim të 114 dëshmorëve të Koshares, ora e madhe letrare “Muza e Agimit”, dita e shkollës “Agim Ramadani” e Krosi i Lirisë, për të kulmuar me manifestimin qendror “I kujtojmë Agimit”, i cili u mbajt në 53-vjetorin e lindjes.

Manifestimi qendror është përmbyllë me një program të pasur kulturo-artistik, ku kanë defiluar emra të njohur të estradës./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.