Hidromorava

Mesazh urimi i Myftiut Saqipi me rastin e Fitër Bajramit

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Kryetari i Meshihatit të Bashkësisë Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Myftiu Nexhemdin ef. Saqipi, i cili njëherit është edhe z/reis i Rijasetit të Bashkësisë Islame të Serbisë, ua uron të gjithë qytetarëve të besimit islam, Festën e Fitër Bajramit.

Myftiu Saqipi, fton qytetarët e besimit islamë, që ta falin namazin e mëngjesit dhe Fitër Baramit, sipas rregullave të parapara gjatë periudhës pandemike, duke respektuar rekomandimet e institucioneve kompetente për mbrojtjen e shëndetit publik.

Mesazhi i Myftiut Saqipi del nga dëshira, që festa e Fitër Bajramit, t’i gjejë ata të bashkuar, në gëzimet familjare dhe në lutjet drejtuar Zotit, për pranimin e agjërimit.

United Hospital

“Motra dhe vëllezër myslimanë, përmes agjërimit, sakrifica gjatë këtij muaji të madhërishëm të Ramazanit, krijoi një atmosferë të ngrohtë e miqësor midis njerëzve qoftë nga rrethi familjar, qoftë nga ai shoqëror, duke dhënë shembullin e mirë të solidaritetit, tolerancës, mirëkuptimit dhe respektit të ndërsjellë, u shpreh Myftiu Saqipi dhe shtoi:

– Gjatë kësaj feste kaq të dashur për myslimanët, nuk mjaftojnë vetëm telegramet e urimeve me rastin e këtyre ditëve të bekuara të Ramazanit, për solidarësi, tolerancë dhe mirëkuptim midis njerëzve, por edhe vepra konkrete në këtë drejtim, gjithmonë të gatshëm për ta luftuar të keqen, inatin, përçarjen, hasmërinë e dukuri të tjera të dëmshme për shoqërinë tonë.

Duke shpresuar, që kjo festë t’ju gjejë të lumtur, urojmë që në familjet Tuaja të mbretëroj paqa, begatia dhe shëndeti, thuhet në mesazhin e urimit të Myftiut Nexhemdin ef. Saqipi, njofton Jetapress.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.