Fundamenti

Mesazh urimi i Kryetarit të Kuvendit të BIPBM-së, Mevludin ef. Xhelili…

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Kryetari i Kuvendit të Bashkësisë Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë (BIPBM), prof. Mevludin ef. Xhelili, ua uron të gjithë qytetarëve të besimit islam, Festën e Kurban Bajramit.

“Urojmë që kjo festë e solidaritetit dhe sakrificës të jetë motivacion për përforcimin e besimit në mes qytetarëve, që ata të jenë të bashkuar në rrugën e humanitetit, mirësisë, dashurisë, dhe respektit të ndërsjellë, pavarësisht dallimeve të tyre politike, racore, kulturore dhe fetare”, thuhet në mesazhin e urimit të kryetarit Xhelili.

Uji Dea

Për këtë festë kaq madhështore kryetari Xhelili, të gjithëve u uron shëndet, mirëqenie e lumturi në familjet e tyre, njofton Jetapress.