Mesazh urimi i kryetarit të BIK-ut Sulejman Osmani
Gjilan – Në emër të Këshilli të Bashkësisë Islame në Gjilan, me rastin e festës së Kurban Bajramit urojmë të gjithë besimtarët duke u uruar mirësi e mirëqenie në të gjitha fushat e jetës.Janë ditët e festave ato që i japin kuptimin e duhur qenies sonë e cila synon të ngritet drejt bukurive shpirtërore duke u zbukuruar me perlat e besimit.
Nga festat nxjerrim mësimet më të mira si burim i pashtershëm inspirimi drejt shtigjeve të urtësisë të cilat synojnë që te njeriu të kultivojnë vlerat më të mira. Ato që ne na duhen çdo ditë e pa to nuk mundemi.
Nuk ka kuptim jeta pa vëllazëri pa solidaritet, pa të afërmit, pa shokët, pa rrethin i cili e mbushë jetën me kënaqësi e në shpirt shtinë krenarin tonë. Si mund të ndjehemi mirë pa virtyte e vlera të tilla. Nuk duhen të na kënaqin të mirat tona nëse ato u mungojnë të tjerëve.
Kjo është e ndjeshme veçanërisht në këto ditë Bajrami kur nga minberet e xhamive në mbarë botën lëshohen mesazhe paqeje. Kulmi arrinë në tubimin e Arafatit ku miliona haxhi nga mbar bota janë tubuar duke i thënë Allahut “ Të përgjigjem o Zot, të përgjigjem”.
Nga aty- në rrafshnaltën e Arafatit lëshojnë porositë e paqes ashtu çfarë është Islami. Therrja e kurbanit është porosi se ne duhet të bëjmë për Allahun e mira e saj u kthehet vet njerëzve. Te Allahu nuk arrin as gjaku e as mishi por konfirmohet devotshmëria juaj. Bëni sa më shumë punë të mira e zgjatni dorën e ndihmës me të cilën ktheni shpresën e atyre që i kanë rënduar problemet e jetës e edhe në festën e Bajramit nuk mund të ndjejnë domethënien e festës.
Bëhuni solidarë dhe ndihmëtarë. Allahu është me ju derisa ju jeni në ndihmën e vëllait tuaj thuhet në mesazhin e Sulejman Osmanit kryetar i BIK-ut në Gjilan./rajonipress/


