HW

Mesazh motivues nga avokati i njohur Hamdi Jashari; Nuk do kandidoi, por do votoj më 12 tetor 2025

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Ju njoftoj se kam vendosur që në zgjedhjet lokale të 12 tetorit të mos kandidoi por, vetëm të votojë, andaj ju ftoj edhe juve që me 12 tetor 2025 të mos rrini në shtëpitë tuaja por, dilni dhe votoni kandidatin që ju mendoni se e meriton, atë që ju pëlqen, që i besoni por edhe që e njihni prej kohësh sepse, të gjithë e kemi obligim me i përkrahë ata që e vlerësojmë se meritojnë ka shkruar avokati Hamdi Jashari.

Postimi i plotë:

Të dashur bashkëqytetarë të Gjilanit,
Në prag të zgjedhjeve lokale të 12 tetorit 2025, duke parë nevojat që ka qyteti dhe sfidat e shumta që përjetojnë qytetarët e Gjilanit, sot ju njoftoj për një vendim timin, e që mendoj se është në të mirë të vendit dhe qytetarëve në përgjithësi, vendim ky i cili vjen pas një reflektimi të gjatë mbi gjendjen në komunën tonë, mbi sfidat e shumta me të cilat përballen qytetarët dhe mbi përgjegjësinë që secili prej nesh ka ndaj vendit ku jeton.

Uji Dea

Është e qartë se kemi mungesë vizioni, transparence dhe përgjegjësie, prandaj, personalisht kam vendos që të marr përgjegjësi.

Siç ju thash më lart, ju njoftoj se kam vendosur që në zgjedhjet lokale të 12 tetorit të mos kandidoi por, vetëm të votojë, andaj ju ftoj edhe juve që me 12 tetor 2025 të mos rrini në shtëpitë tuaja por, dilni dhe votoni kandidatin që ju mendoni se e meriton, atë që ju pëlqen, që i besoni por edhe që e njihni prej kohësh sepse, të gjithë e kemi obligim me i përkrahë ata që e vlerësojmë se meritojnë.

Ata që morën mundin me lexu deri në fund e kuptojnë që “OK jemi”, dmth nuk po kërkoj votë, pra, unë po vazhdoj me avokaturë, kurgjo ma shumë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.