RCCOLA

Mes tensionesh e britmash – Salustro fajëson Limajn dhe të tjerët

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Prokurorit të EULEX-it, Maricios Salustro, i janë dashur shtatë orë të tëra për ta thënë fjalën e fundit në rastin “Kleçka”. Salustro në fjalën e tij përfundimtare i ka përmendur një nga një të gjitha akuzat që rëndojnë mbi Fatmir Limajn dhe nëntë bashkëluftëtarët e tjerë, për të cilët dyshon se i kanë kryer gjatë luftës së vitit 1999. Duke u thirrur në provat e dëshmitarit kryesor në këtë rast, Agim Zogajt, i njohur si dëshmitari X, Salustro ka thënë se këto prova janë të mjaftueshme për t’u dënuar Fatmir Limaj dhe të tjerët.

Prokurori në seancën e së mërkurës gjithashtu ia ka dorëzuar gjykatës një provë shtesë, e cila ka të bëjë me një letër që KFOR-i e ka dorëzuar, e cila sipas tij, dëshmon se në vitin 2006 ishte Agim Zogaj ai i cili dorëzoi edhe një granatë dore në qendrën e KFOR-it në Prizren. Për këtë trupi gjykues vendosi që ta rihapë edhe një herë çështjen e provave dhe këtë letër ta fusë si provë shtesë, gjë që e ka nervozuar deputetin Limaj, transmeton KTV.

KKVITI

Mbrojtja pasi dëgjoi fjalën e Salustros për akuzat drejtuar Limajt dhe të tjerëve, të gjitha i quajti spekulime dhe të pavërteta. Avokati mbrojtës i Limajt, Karim Kahn, nëpërmes telefonit i ka hedhur poshtë akuzat.

“Prokurori Salustro po i ndryshon faktet e tij në mënyrë të hapur ashtu si po i konvenon atij që ato prova të përdoren si kredibile apo të besueshme dhe përpos kësaj ka qenë i pakufizuar duke iu referuar deklaratave të papranueshme” ka thënë Karim Kah. Mbrojta e Limajt është e bindur se do të ketë vetëm aktgjykim lirues për Limajn dhe 9 bashkëluftëtarët e tij. Një gjyqtar i EULEX-it nga Gjykata Themelore në Prishtinë e ndërpreu të martën masën e arrestit shtëpiak për dhjetë të akuzuarit në rastin “Kleçka”. Ndërkaq më 10 shtator dhe 11 mbrojta përsëri e ka rastin të thonë fjalën e tyre, derisa më 17 të këtij muaji do të jepet vendimi përfundimtar për këtë rast./Indeksonline/