FIDANISHTJA

Mes Sunderlandit dhe Serie A

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Valmir Berisha është gati të vendos për të ardhmen. Sulmuesi kosovar ka klasifikuar dy ekipe në të cilat mund të vazhdoj karrierën. Ai thotë se është në mes të Premierligës dhe Serie A.

Valmir Berisha, top golashënuesi i Kampionatin Botëror U17, është gati të vendos për të ardhmen. Sulmuesi kosovar u vërrshua nga ofertat pasa paraqitjeve të mira me Suedinë U-17 në Botërorin e mbajtur në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Interesim për sulmuesin e ekipit suedez Halmstads kishin shprehur rreth 30 klube, në mesin e tyre edhe Real Madrid , Milan, Inter, Manchester United, Arsenal, Liverpool, Tottenham, Sevilla e të tjera.

Por, kosovari me pasaportë suedeze ka konfirmuar për Express se ka klasifikuar dy ekipe në të cilat mund të vazhdoj karrierën.

FIDANISHTJA

“Por momentin janë dy klube në të cilat mund të transferohem. Një është nga Premierliga dhe një është nga Serie A”, ka thënë Berisha për Express.

Ai ka zbuluar se njëra nga ekipet që mund ta vazhdoj karrierën është Sunderlandi. Ndërsa, emrin e ekipit nga Serie A nuk deshi ta bëjë të ditur, por tha se bëhet fjalë për një top ekip.

“Unë nuk e kam vendosur ende, por, kjo është afër të ndodh”, ka theksuar Berisha, i cili ka përjashtuar mundësin që të vazhdoj karrierën te ekipi suedez Halmstads.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.