Fidanishtja

Mervan Mustafa shpalosi ekspozitën e tij në Londër

/ 3 minuta lexim

Ekspozita u prit mjaft mirë nga artdashësit anglez, kurse në hapje u panë dhe shumë personalitete dhe fytyra publike nga vendi ynë.

Artisti Mustafa thotë se përmes punimeve kam shprehur se si njerëzit kanë jetuar nëpër izolime të ndryshme, apo brenda një kuadrati të caktuar, vet jeta si e tillë gjendet brenda një kuadrati të caktuar.

Jeta si një antitezë e çdo individi në veçanti dhe e shoqërisë ka barrierat e saj, janë sa më të natyrshme, aq edhe paradoksale, sa e organizuar aq edhe spontane. Shpesh here kemi hasur teori të cilat kanë interpretuar jetën si një proces evolutiv që në vazhdimësi ka pasur ndryshime.

Të tilla ndryshime ku më shumë e ku më pak i kemi përjetuar e realizuar me kënaqësi, por edhe brengat dhe stuhitë që do t`i sjell vet jeta e njeriu, dashje dhe padashje duhet t`i kaloj dhe përjetoj. Kuadrati im në pikturat e mija shpreh jetën, lirinë dhe ambicien…

Mobi Casa

Kurse profesor Fatmir Krypa thotë se Mervani dikur si student erdhi me pak njohuri rreth Grafikës, pasi që Grafika nuk ka qen e aplikuar paraprakisht në shkollimin e mesëm, por brenda pak kohe Mervani me angazhimin, intuitën, potencialin e tij u bë bartësi kryesor i studentëve në Grafik, ku për këtë edhe mori çmimin student i dalluar.

Fatmir Krypa gjithashtu për punën e artistit shprehet se krijimtaria artistike e Mervan Mustafës duhet të shikohet dhe të analizohet nga dy rrafshe, në rrafshin e artit të grafikës, ku me pasion të lartë studioj dhe magjistroj, si dhe në atë të pikturës ku implementoj synimet e artit të ngjyrës me fokus të gjerë nga sfera imagjinative.

Në veprat e fundit “Jeta në kuadrat“ pasqyrohen disa nga grafikat të cilat janë të realizuara në teknikën e litografisë, akuatintës si dhe në teknikën e kombinuar dhe në monotipi, që të gjitha këto me motive dhe elemente nga trevat karakteristike të vendit tonë. Ndonëse shumica e grafikave janë të realizuara në teknikën bardhë e zi, materizimi i formave dhe valerit përcaktojnë qartë motivin përbajtësor. Ato kanë një emërues të përbashkët, kompozicion me dritare dhe derë të hapur, ose të mbyllur në enterier a po në eksterier. Të gjitha këto të përcjellura me një svond të murit me teksturë të plasaritu e cila krijon një lidhshmëri të mirë të këtyre elementeve përmbajtesore të grafikës. Në trajtat tjera kompozicionale të grafikave, verehët ndonjë figurë në formë siluete e shoqëruar me një hijezim të sajë, i cili e shoqëron dhe e përmban elementin primar të grafikës. Pothuajse në të gjitha grafikat i hasim motivet nga nëpër trevat tona, nga jeta në fshat dhe qytet. Grafika e cila mbizotëron në kuadër të këtij cikli dhe që i jep trajtim tematik, është grafika me dritare në sfond të bardhë mu në mes të kompozicionit me kornizë dhe me një tonë të zi në pjesën e poshtme. Kur i ndjekim me vëmendje krijimet grafike të Mervan Mustafës, ato synojnë të pasqyrojnë krijimtarinë individuale në dekadën e fundit të cilat e profilizojnë dhe e ngrisin impresionet jetësore të trevave ku krijuesi vepron me botën e emocioneve të shprehura në grafikë apo në pikturë./blerta hoti/rajonipress/