Merrte të holla për punësim në Afganistan
Gjilan- Ismet Hashani tha se policia është në kërkim të dyshuarit dhe deri tani janë arrestuar disa persona.
Ismet Hashani tha se policia në stacionin policorë në Gjilan ka pranuar një informatë rreth një Rasti të paraqitur “Mashtrim”.
Ankuesi së bashku me katër persona të tjerë i ka dhënë një të dyshimti gjithsej 12.250 € të holla, për të ua rregulluar atyre dokumente për të shkuar që të punojë në Afganistan.
Rasti ka ndodhur në fund të viti 2011, pas pritjes të gjatë viktimat kanë shkuar te shtëpia e të dyshuarit dhe nga bashkëshortja e tij kanë mësuar se ai i kishte futur në lajthitje dhe i kishte mashtruar ,duke u a marrë të hollat sepse ai nuk mundë tu siguronte punë në Afganistan.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka intervistuar disa persona lidhur me rastin.
Personi i dyshimtë është në kërkim të policisë.
Policia e Kosovës vazhdon tu bëj apel qytetarëve që mos të bien pre e provokimeve dhe mashtrimeve të matrapazëve, çfarëdo premtimi tjetër jashtë institucioneve legale dhe agjensioneve shtetërore mundë tu sjell dëme të mëdha./rajonipress/