ARKATANA

Merret vendimi që Vitia të ketë kyçje në autostradën Prishtinë – Shkup në Gërlicë

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Tani më është konfirmuar vendimi nga ana e Ministrisë së Infrastrukturës se qytetarët e komunës së Vitisë do të kenë mundësin e kyçjes në autostradën Prishtinë-Shkup në fshatin Gërlicë. Sot është mbajtur takimi i Komitetit Drejtues Ndërministror për Autostradën R6, Prishtinë-Hani i Elezit, në të cilin morën pjesë ministri i Infrastrukturës – kryetar i Komitetit Ndërministror, Lutfi Zharku, ministri i Financave, Avdullah Hoti dhe ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami.

Në këtë takim u shqyrtuan kërkesat për kyqje të reja në autostradën “Arbër Xhaferi” e parashtruara nga 10 deputetë nga komuna e Ferizajit, kryetari i komunës së Ferizajit dhe kryetari i Komunës së Vitisë.

Pas shqyrtimit të kërkesave për kyçje të reja, në këtë takim, u vendos që në parim të përkrahet ndërtimi i dy kyçjeve të reja në rrugën R6, Autostradën Prishtinë- Hani i Elezit, njëra për komunën e Ferizajit, në kuadër të segmentit kyçja Babush deri në kyçjen Bibaj, si dhe tjetra për komunën e Vitisë në kuadër të segmentit kyçja Bibaj deri në kyçjen Doganaj.

ARKATANA

Kryetari i komunës Sokol Haliti duke përshëndetur këtë vendim, ka theksuar se ky vendim ka qenë domosdoshmëri dhe vije pas konsultave të Institucioneve komunale më Qeverinë e Kosovës.

Ai njeherit ka uruar qytetarët për këtë vendim i cili do të u mundësoj atyre një kyçje më të lehtë të qarkullimit çoftë për Shkup apo Prishtinë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.