FIDANISHTJA

Merret në pyetje mjeku Zijadin Hasani

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Zijadin Hasani shef i repartit të pediatrisë është marrë në pyetje nga njësiti kundër krimit ekonomik dhe antikorrupsion i dyshuar për shpërdorim të detyrës zyrtare.

Edhe një mjek me pozitë të lartë është marrë në pyetje nga policia e Gjilanit. Ismet Hashani zëdhënës i policisë në Gjilan tha për rajonipress se më 13. 09. 2012 rreth orës 16.00 njësiti kundër krimit ekonomik dhe antikorrupsion e ka pasur një informatë për shpërdorim të detyrës zyrtare, në spitalin rajonal të Gjilanit. Ky njësit e ka njoftuar prokurorin i cili ka urdhëruar që i dyshuari të sillet në polici i cili edhe është marrë në pyetje në prani të avokatit mbrojtës .I dyshuari pas intervistimit nga policia është liruar kurse hetimet rreth rastit janë në vazhdim e sipër tha Hashani.

Uji Dea

Burimet tona nga Prokuroria e Qarkut thanë se Zijadin Hasani dyshohet se ka keqpërdorur një sasi të ampulave pronë e spitalit e të cilët fare nuk figurojnë në raportin zyrtar. Ndryshe Hasani ka pasur pozitën e drejtorit klinik dhe të zëdhënësit të spitalit në kohën e udhëheqjes nga Xhavit Hajdari, i akuzuar për ryshfet dhe shpërdorim të detyrës zyrtare.

Ndërkaq Abdylatif Latifi ushtrues detyre i drejtorit në spitalin e Gjilanit tha se me kohë i kemi paralajmëruar të gjithë mjekët specialistë se do të ketë zero tolerancë ndaj atyre që e keqpërdorin etikën e mjekut. “Unë në start e kam formuar komisionin e etikës mjekësore i cili edhe po jep efekt sepse rastet e fundit janë rezultat i bashkëpunimit të pacientëve me institucionet shëndetësore të Gjilanit” tha Latifi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.