UBT

Merrene pushtetin, por lëreni shtetin

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Nga Gani Sadiku – Politika në Kosovë ka dalur tërësisht nga binarët e të qenurit prijëse e proceseve politike për ta quar përpara shtetin e kombin. Asnjë nga partitë politike nuk po tregohet mjaft e zgjuar që ta përvetësojë elektoratin e vendit, dhe thuaja se çdo qytetarë në mungesë të alternativës për të votuar dikë, po heshtë, duke mos dalur në zgjedhje, apo duke u rreshtuar në krahë të radikalistëve që në mënyrë perfekte dhe të rafinuar, e kanë infektuar qytetarin e pa informuar me doktrina të kalbëzuara mesjetare.

Pse vallë bëhen gjëra të tilla mes shqiptarëve, mu në zemër të europës së qytetëruar dhe në shekullin e 21.,?

Këtu janë 4 faktorë kryesorë; mungesa e zhvillimit ekonomik, vetëdija dhe niveli i ulët i shkollimit, koketimi i partive politike me radikalizmat fetarë, maraku si dhe sakrifica sublime e shqiptarëve që bëjnë për pushtet.

Partitë opozitare janë thellësisht të humbura si “gusa në mjegull”, të cilat bëjnë argatin e djallit, para votuesve të tyre, por edhe para qytetarëve të vendit, jo për ta ndryshuar politikën por për ta vajtuar pamundësinë e hajnisë së tyre, duke e “treguar” hajninë e të tjerëve.

Patriotizëm i opozitës është, jo të shes kopalla të lyera me “ëmbëlsinë” e sarkazmit amorf, por ta stopojë politikën që dëmton vendin nëse e bëjnë partitë në pushtet.

AAK-ja, ka rënë nën ndikimin e të “fortëve” dhe e ka humbur tërësisht arsyen e veprimit politik.

Eco Higjiena

VV-ja, duket si përkrahëse e rrymave radikale, dhe as pak racionale në dhënien e alternativave bindëse në qeverisjen e vendit, përveç fjalëve të”bukura” të cilat brenda kanë shëmtinë e varfërisë, dhe zhgënjimin e qytetarëve.

Ndërsa Nisma, nuk ka fuçi vepruese duke mbetur në mes dy zjarreve “as me sheher as me Barilevë”.

Shpresa e vetme tash për tash duket tek LDK-ja, nëse mundet me i “marrë këmbët”, nga sfidat dhe pengesat që do t’i dalin përballë.

Rryma radikale islame në Kosovë, nuk është gjë tjetër vetëm se kobi i vendit tonë, që brenda ka njerëz të paguar mirë nga Serbia, të cilët kujdesen që raportet në mes të Amerikës dhe Kosovës të bien në pikën “0”. Në kohën kur Serbia po bënë gjithçka për t’i riparuar marrëdhëniet skajshmërisht të acaruara me SHBA-në.

Shtrohet pyetja ku janë klerikët të cilët ja kanë borxh vendit të tyre, që nuk e “luftojnë” vet këtë kancer të islamit, dhe të cilët si njerëz të shejt dhe të “k’nueshëm” nuk i bëjnë një prerje mes fesë tonë që me shekuj është aplikuar në trojet tona, dhe këtyre fundërrinave të njerëzimit.

A janë të shitur një pjesë e mirë e politikanëve dhe e klerikëve në vendin tonë, dhe a ka buxhet Serbia e sllavizmi me i ble këta.? Sigurisht se ka edhe buxhet, por edhe mundësi t`i blejë, sepse shqiptarët janë të njohur si qytetarë që qëndrojnë kohë të gjatë të blerë, si “besnik” të okupatorit, për ta sunduar sojin e tyre, dhe për t`i shtypur deri në nënshtrim./rajonipress/