FIDANISHTJA

Merrej me mundësim të prostitucionit, Gjykata cakton masën e paraburgimit

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të pandehurit L.B.

Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri në mënyrë të vazhdueshme ka organizuar dhe ndihmuar për qëllime të ushtrimit të prostitucionit, duke gjetur klientë për t’i shfrytëzuar shërbimet seksuale të dëmtuarës M. R., ashtu që i pandehuri fillimisht kontakton me klientë të ndryshëm, paraprakisht dakordohet për shumën prej 20 Euro, të cilat i merrte për vehte si ndërmjetësues e më pas i njëjti i vë në kontakt me të dëmtuarën, të cilët më pas takoheshin nëpër hotele të ndryshme.

Mobi Casa

Me këto veprime, i pandehuri dyshohet se ka kryer veprën veprat penale mundësimi ose detyrimi në prostitucion, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Përgjithshëm, me qëllim të sigurimit të kushteve sa më normale për zhvillimin e procedurës, caktimi i masës së paraburgimit në rastin konkret është i nevojshëm./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.