Mobi Casa

Merovci ndriçoj veprimtarinë e tërësishme të Rugovës

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Sa do që opinioni ynë është i njohur me veprimtarinë e gjerë të Presidentit Historik Rugova, prapë se prapë ka shumë e shumë gjëra që janë të pa njohura për opinionin. Pra është meritë e madhe e Merovcit për ndriçimin e veprimtarisë së tërësishme të Presidentit Rugova që nga fillimi i viteve 90-ta e gjerë në vdekje ka thënë Shaip Surdulli.

Në organizim të Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, për nder të “100 Vjetorit të shtetit Shqiptar”, sot filluan aktivitetet me promovimin e librit “Në hap me Rugoven” të autorit Adnan Merovcit.

Në promovimin e këtij libri morën pjesë shumë dashamir të artit dhe të fjalës së shkruar, të cilët e mbushën plot e përplot sallën e Shtëpisë së Kulturës “ Isa Kastrati”.

Kryetari i Komunës së Kamenicës Shaip Surdulli, tha se ndjej veten të prekur që Presidenti Rugova nuk është në mesin tonë dhe i mungon: familjes, popullit, shtetit të Kosovës si dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Jemi krenarë që e patëm një vizionar të tillë edhe pse i mungon popullit, liridashës e demokrat, la pas vete punë, vepra, ide, la rrugën e trasuar tek populli i Kosovës, rajoni si dhe krijoj ura miqësie me Shtetet e Bashkuar të Amerikës me NATO-n, shtetet e Evropës e të botës. Tani Kosova si shtet i pavarur, po shënon progres” tha Surdulli.

Uji Dea

Ai tha se, sado që opinioni ynë është i njohur me veprimtarinë e gjerë të Presidentit Historik Rugova, prapë se prapë ka shumë e shumë gjëra që janë të pa njohura për opinionin. Pra është meritë e madhe e Merovcit për ndriçimin e veprimtarisë së tërësishme të Presidentit Rugova që nga fillimi i viteve 90-ta e gjerë në vdekje.

Ndërsa, Faton Krasniqi Drejtor i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, tha se kemi nderin dhe kënaqësinë që është prezent Adnan Merovci, autori i librit “ Në hap me Rugovën “. Nga sot hapim manifestimin kulturor, rinor dhe sportiv që i kushtohet “100 vjetorit të shtetit Shqiptarë “.

“Sa i përket librit unë e kam lexuar dhe libri është mjaft interesant, me vlera historike dhe publicistike, libri kushtuar “ Ibrahim Rugovës “, ku historia kombëtare do ta njeh si projektues të pavarësisë, si njeri të urtë dhe si udhëheqës shpirtëror të shqiptarëve të Kosovës “ tha Krasniqi.

Fjalën e mori edhe autori i librit, i cili përzemërsisht e falënderoj Kryetarin Surdulli dhe organizatorët e këtij manifestimi. Merovci, paraqiti qëllimin dhe synimet për shkrimin e këtij librit, siç tha se e ndjente obligim ta njohë lexuesin me filozofinë politike të Rugovizmit dhe të bëmat e Rugovës për një dekadë të tërë.

“Përshëndes Kryetarin Surdulli dhe mikun tim të ditëve të vështira prej fillimit. Në dhjetëvjetëshin që i dedikohet këtij libri, ka për qëllim që ju ta shihni se si Kosova ka funksionuar, jeta, shkollimi, dokumentet, shteti që ne e kemi pasur, letrat që ne kemi komunikuar, emblemat cilat janë përdorur, zyra e Presidentit që është zgjedhur me votë të lirë për herë të parë më 24 maj 1992 si ka funksionuar “ tha ndër të tjera autori i librit Adnan Merovci./rajonipress/