Fundamenti

Merovci citon fjalët e Rugovës: “Shpija tani nuk mbahet pa miq”, patriotizëm është mos me vjedh shtetin tënd

/ 4 minuta lexim
Eco Higjiena

Adnan Merovci, bashkëpunëtori i ngushtë i ish-presidentit Ibrahim Rugova, ka folur për Ekonomia Online, mundin dhe sakrificën e ish-presidentit Rugova për çështjen e Pavarësisë.Ai thotë se Pavarësia është fituar me mund, teksa citon fjalët e ish-presidentit se “shpija tani nuk mbahet pa miq”.

Ish-shefi i protokollit Adnan Merovci, thotë se këtë kohë patriotizëm është kontributi për shtet dhe zhvillim ekonomik. Ai thotë se mungesa e vetëdijes, ka ndikuar në ngadalësim të ndërtimit të shtetit.

“Unë çështjen e Pavarësisë së Kosovës dhe ecjes përpara e shoh si element të tretë i pustolatit të dijetarit Rugova, ‘liri, pavarësi demokraci’ dhe fjalën demokraci unë e konsideroj si realizim gjithësisht implementim i pavarësisë edhe de-jure edhe të njohur ndërkombëtarsht dhe demokraci nuk ka. Kurrë asnjë popull, asnjë vend në botë, demokracia është si organizëm i gjallë gjithë lëvizëse dhe gjithherë tendenca për më shumë, që i bie se në standardin e parë përgjigja është ka për t’u dëshiruar, por nëse dalim nga realiteti dhe kalojmë në konkrete diçka normalisht që në sajë të një definimit që demokracia është fluide dhe lëviz çdo herë atëherë mundemi me thënë që jemi të etshëm për zhvillim të institucioneve demokratike edhe më tutje sepse gjithë herë çalojmë. Tani duke i marr parasysh pak edhe një farë mentaliteti dhe ndoshta një vetëdije të munguar për ndërtimin e shtetit na ka shku pak kohë prej shpalljes së Pavarësisë deri tashti me një ngadalësim domethënë janë arrite shumë gjëra por ka edhe ngadalësime por fatmirësisht standardet botërore nuk lejojnë që tashti mu përsërit edhe 100 vjet me prit për me të ardh rasti, por tani shpeshtësia e ngjarjeve është shumë më e madhe”, thotë Merovci.

Hidromorava

Duke folur për shtetndërtimin, Merovci thotë se patriotizëm në ditët e sotme është “mos me vjedh shtetin tënd” e mos me e konsideru si armik.“Ngadalësimi i parë është vetëdija për shtet domethënë ne kemi qenë të pushtuar të okupuar dhe kemi lufu m’u çliru, kemi harruar që çlirimi ka lirinë dhe liria e donë zhvillimin e e demokracisë dhe zhvillimi i demokracisë është me punu për vendin tonë dhe çka do të thotë në vend të një patriotizmi, dhe vend të një le të themi krenarie patriotike tani patriotizëm dhe atdhedashuri është cigaret mos me i shkund në rrugë, bërllokun mos me gjujt midis rruge, mos me vjedh shtetin tënd, mos me konsiderua shtetin si armik, shtetin pushteti me konsiderua si tëndin e pushtetarët si njerëz që duhet çdo herë me i luftu duke e kërku ma të mirën më bërë ato për vendin”, thotë tutje ai.

Ndërkaq për ngadalësimin e procesit të njohjeve, Merovci nuk e merr shumë tragjike, pasi siç thotë na kanë “ajka e shteteve” por që kërkon më shumë angazhim në procesin e njohjeve të reja.“… ne po harrojmë që shteti sot nuk është më çështje juridike është faktike dhe shtet je nëse faktikisht je shtet po gjithherë është edhe dimensioni ndërkombëtar nuk mundesh me qenë shtet nëse nuk të njohin shtete tjera, neve na ka njoftë ‘yndyra e shteteve’ si me thënë ajka shteteve më të zhvilluara me 100 e përmbi shtete por megjithatë ende ka që nuk na kanë njohur dhe ne duhet të punojmë tani me partnerët tanë sepse Pavarësia e Kosovës është një marrëveshje ndërkombëtare në kuadër dhe me partneritet është ardh deri tek Pavarësia, përndryshe bombat dhe bombardimet kanë rënë për çështje humanitare dhe për ndalim të pastrimit etnik. Pastaj kjo duke falënderua bashkësisë ndërkombëtare dhe në këtë rend të parë Shteteve të Bashkuara të Amerikës ky tentim për humanitet është shndërruar në sovranitet dhe ne e fituam shtetin dhe kjo nuk është pak është kulmi i arritur dhe i kontributit të aleatëve tanë, kjo nuk do të thotë që ne duhet të servilizohemi ndaj aleatëve tonë por duhet ditur që pa aleatë ne nuk mund të shkojmë më tutje ose siç e ka thënë dijetari Rugova, ‘shpija tani nuk mbahet pa miq’”, u shpreh Merovci.