Eko Higjiena

Merkel, për hërë të pestë, gruaja më e fuqishme në botë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, për të pestin vit rresht është shpallur gruaja më e fuqishme në botë, para Hillary Clinton dhe Melinda Gates, tregon lista e revistës “Forbes”, e publikuar sot.

Presidentja e Bankës Qendrore të SHBA-ve (FED) Janet Yellen ka rënë nga vendi i dytë në vendin e 4, kurse në vendin e pestë është Mary Barra, drejtoresha e përgjithshme e kompanisë General Motors.

“Merkel në nëntor të vitit 2014 ka fituar mandatin e tretë në krye të shtetit më dinamik të Evropës”, sqaron Forebs, dhe thekson se ajo ka mposhtur recesionin gjatë krizës botërore financiare, kurse tash është në fokus të përpjekjeve për të ndihmuar Greqinë për të dalë nga kriza.

Sipas Forbes, në vitin 2016 atë mund ta rrezikojë vetëm Hillary Clinton, e cila vitin e shkuar ishte në vendin e gjashtë në listën e 100 grave më të fuqishme të botës.

Në këtë listë sivjet kanë hyrë 19 emra të rinj, në mesin e të cilave edhe këngëtarja amerikane Taylor Swift, e cila me moshën e saj 25-vjeçe është më e reja në këtë listë.

Në listë gjenden tetë shefe të shteteve si dhe 15 gra miliardere.

Lista e shtatë grave më të fuqishme sipas “Forbes”:

ARKATANA

Angela Merkel

Hillary Clinton

Melinda Gates

Janet Yellen

Mary Barra

Christine Lagarde

Dilma Rousseff

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.