RCCOLA

Merkel nuk tërhiqet nga politika

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Kancelarja gjermane, Angela Merkel hodhi poshtë spekulimet se ajo do të tërhiqet nga posti i kancelares para përfundimit të mandatit të tretë, në qoftë se muajin e ardhshëm rizgjidhet në këtë post. Ajo deklaroi sot se dëshiron ta udhëheqë qeverinë gjermane “edhe katër vjet” dhe madje la të hapur mundësinë që të kandidohet edhe në zgjedhjet e vitit 2017.

Në këtë mënyrë 59-vjeçarja Merkel hodhi poshtë spekulimet se do të mund të tërhiqej nga politika para përfundimit të mandatit të tretë, për t’i lëshuar udhë trashëgimtarit më të ri në partinë e saj.

UBT

Merkel demantoi edhe spekulimet për përtëritjen e koalicionit të madh nga mandati i saj i parë në krye të qeverisë, kur Partia Demokristiane (CDU) bashkëqeverisi me Partinë Socialdemokrate.

Ministri i atëhershëm i Financave, Per Steinbrink do të jetë rivali i saj kryesor në zgjedhjet parlamentare të caktuara për 22 shtator të këtij viti.