ARKATANA

Merkel: Në takim do të bisedohet për çështjen e Kosovës dhe Serbisë, t’i sjellim në rrugë të duhur këto vende

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, në një konferencë për media para fillimit të Samitit të Berlinit ka thënë se janë bërë bashkë me Presidentin e Francës, Emanuel Macron, për të diskutuar çështje të ndryshme të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Merkel ka thënë se në këtë diskutim do t’i japim një shtysë këtij rajoni pasi që është në interesin e tyre.

“Këtu jemi bashkë që të njoftojmë për perspektiven e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të merremi me çështjet e ndryshme që t’i japim një shtysë më të madhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, pra ne së bashku Gjermania dhe Franca. T’i japim një shtysë sepse ky rajon është në interesin tonë”, ka thënë ajo, transmeton Telegrafi.

Merkel ka thënë se në këtë takim do të bisedohet për çështjen e Kosovës dhe Serbisë, që sipas saj t’i sjellin në drejtimin e duhur të dy vendet.

“Kemi pasur një rast si Maqedonia me Greqinë që na ka dhënë shpresë për të zgjidhur çështje të ndryshme. Por, përveç këtyre, ka tema të tjera, sidomos gjatë darkës do të diskutojmë për çështjen e Kosovës dhe Serbisë, që të shohim se çfarë mund të bëjmë, që t’i sjellim në një drejtim të duhur këto vende. Shpresoj të kemi diskutim shpresëdhënës në lidhje me këto çështje”, është shprehur Merkel.

Uji Dea

Ndër të tjera ajo ka thënë se ky takim nuk është zyrtar por informal .

“Do të doja të iu njoftoja se ky nuk është një format zyrtar është takim informal që të diskutojmë çështje të ndryshme dhe bilaterale. Falenderoj presidentin francez që ka ardhur në Berlin dhe shpresoj që kemi diskutim qenësor që të vazhdojmë me procesin përpara”, është shprehur ajo.

Kujtojmë se Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në konferencën e mbajtur pas takimit me përfaqësuesen e BE-së, Federica Mogherini theksoi se në takim nuk do të bisedohet për shkëmbim territoresh.

Ndër të tjera Thaçi në këtë konferencë përmendi edhe taksën që Kosova i ka vënë Serbisë, duke thënë se nëse Serbia vazhdon të sillet me agresivitet, Kosova do të vë masa reciprociteti për të./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.