GRANDEMALL

Merkel: Na presin kohë të vështira

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka paralajmëruar se klima ekonomike gjermane në vitin 2013 do të jetë edhe më e vështirë. Në mesazhin e saj për Vitin e Ri, Merkel theksoi se kriza e borxhit në eurozonë është ende larg përfundimit.

Megjithatë, ajo tha gjithashtu se reformat e projektuara për të zgjidhur problemin nga rrënjët e tij kanë filluar të japin frytet e para. Zonja Merkel u bëri thirrje gjermanëve që të tregohen më të duruar.

“Unë e di se shumë njerëz janë të shqetësuar për vitin që vjen. Ambienti ekonomik nuk do të jetë më i lehtë vitin e ardhshëm, por më i vështirë. Por ne nuk duhet të lejojmë që kjo të na demoralizojë”, tha ajo.

Ambienti ekonomik nuk do të jetë më i lehtë vitin e ardhshëm, por më i vështirë. Por ne nuk duhet të lejojmë që kjo të na demoralizojë

Kancelarja e lidhi të ardhmen e Gjermanisë me prosperitetin e Bashkimit Evropian. “Për prosperitetin dhe solidaritetin tonë, ne duhet të vendosim balancat e duhura”, nënvizoi ajo.

Mobi Casa

“Kriza evropiane e borxhit tregon se sa i rëndësishëm ky balancim është. Reformat që ne kemi ndërmarrë kanë filluar të japin impaktin e tyre. Megjithatë, ne kemi nevojë për më shumë durim, pasi fundi i krizës është ende larg”, shtoi Merkel.

Komentet e saj duket se bien ndesh me ato të ministrit gjerman të Financave, Wolfgang Schaeuble, që deklaroi javën e kaluar se më e keqja e krizës kishte kaluar.

Në një intervistë për “Bild”, zoti Schaeuble foli për zhvillime pozitive në Greqi dhe në Francë, duke thënë se: “Mendoj se të keqen e kemi lënë pas”.

Gjermania, ekonomia më e madhe në Evropë, ka qenë arkëtarja e krizës së eurozonës, një lëvizje që nuk është pëlqyer nga votuesit gjermanë dhe që është kundërshtuar nga disa konservatorë në koalicion me Merkel.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.