ARKATANA

“Merkel na bëri faktorë në regjion”

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Analisti Lumir Abdixhiku thotë se Shqiptarët duhet të ndjehen me shumë fat e mirënjohje për përkrahjen që morën sot nga Gjermania. Përkrahja nga një superfuqi ekonomike, politike e strategjike, sipas tij, duhet ta përdorim me mençuri.

“Në krahasim me Kongresin e Berlinit të 1878, konferenca e sotshme berlinase u dha shqiptarëve qendrën e vëmendjes; i bëri faktorë në regjion – ndoshta për herë të parë”.

“Fillimisht Kosova me të gjitha simbolet u prezantua para rajonit dhe BE-së si shtet i pakontestueshëm dhe i barabartë me gjithë të tjerët. Më pas konferenca përmbyllëse e Kancelares Merkel me kryeministrin e Shqipërisë Rama – si përfaqësues rajoni – ishte mesazh i qartë partneriteti dhe miqësie”.

Mobi Casa

“Por këtë mbështetje të këndshme – që historia na ka mësuar se na vjen rrallëherë – duhet ta përdorim me shumë mençuri. Dhe mençuria fillon nga dëgjimi i fjalëve të kancelares me shumë kujdes; se qytetet tona janë mbushur me korrupsion, hajni, kapje partiake, informalitet e gjykata jokompetente; se për të marrë mbështetje duhet merituar atë nëpërmjet ndërtimit të shtetit njëmend”.

“Fotografitë e dorë shtrëngimet e rastësisë vjetërsohen shumë shpejtë po lejuam që një rast si ky të na ikë. E me politikën e deritanishme që ka shkaktuar të gjitha problemet për të cilat kancelarja sot flet, nuk ka asnjë shpresë. Sot, më shumë se gjithçka na duhen shumë mend për të kapur këtë mundësi të rrallë e përmallë”, shkruan Abdixhiku në Facebook.