FIDANISHTJA

Merkel letër Vuçiqit, i kërkon normalizim të marrëdhënieve me Kosovën

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Me rastin e emërimit si kryeministër i vendit, Aleksandar Vuçiq ka marrë një letër urimi nga kancelaria gjermane, Angela Merkel.

Siç shkruan Tanjug, përcjell Telegrafi, me anë të letrës Merkel ka konfirmuar mbështetjen e ardhshme të qeverisë gjermane për Serbinë dhe ka deklaruar se Vuçiq ka përpara detyra të rëndësishme – vazhdimin e reformave, pajtimit rajonal dhe normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

ARKATANA

“Qeveria federale do të vazhdojë të ndihmojë fuqishëm vendin tuaj dhe do të vazhdojë të mbështesë rrugën evropiane”, thuhet në mesazhin e Merkel, citon Tanjug.

Ajo ka shtuar se është e kënaqur me takimin e tyre në margjinat e konferencës për Ballkanin Perëndimor më 4 korrik në Paris dhe ka shtuar se është shumë e lumtur të vazhdojë të punojë ngushtë me të. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.