Merkel: Kosova dhe Serbia kanë bërë progres

Ka përfunduar takimi i Kancelares Merkel, Kryetarit të Komisionit Europian Jose Manuel Barroso dhe zyrtarëve të tjerë nga Gjermania e Austria si dhe Sllovenia e Austria me krerët e Qeverive të Ballkanit.
Barroso ka theksuar që duhet shumë punë për t’u përmirësuar infrastukrura dhe për t’u shtuar investimet në vendet e Ballkanit.
Edi Rama ka thënë në konferencë për shtyp se synim i të gjitha vendeve të Ballkanit është të jenë pjesë e BE-së.
Kancelarja Angela Merkel ka thënë se takimi i sotëm në Berlin nuk është ngjarje e ditës. Ajo ka thënë se një takim i këtij lloji për Ballkanin Perëndimor do të zhvillohet pas katër vjetësh në Austri
Kanclerja Merkel ka thënë se ky takim ndodhë në 100 vjetorin e Luftës së Parë Botërore si tregues që nuk do të ketë më konflikte në Ballkan.
Ajo ka thënë se pas katër vjetësh do të mbahet një takim në Austri.
“Kjo nuk është ngjarje e ditës, vetëm për sot” ka thënë ai.
Ajo më pas ka përmendur rastin e Kosovës dhe Serbisë duke thënë se dy palët kanë bërë progres n zgjidhjen e problemeve.
Mësohet se Merkel nuk ka patur takime të veçanta me Shefat e Qeverive të Ballkanit por ata i ka pritur në hyrje të zyrës së saj. Kurse pas konferencës për shtyp ajo do shtrojë një darkë për mysafirët, darkë kjo e cila fillon në ora 18:3o dhe zgjat deri në ora 20:30.