ARKATANA

Merkel: Kosova dhe Serbia duhet të bëjnë kompromise

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka theksuar edhe një herë rëndësinë e normalizimit të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.

Merkel ka pritur sot në Berlin kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa.

“Natyrisht, ne kemi një interes shumë të madh që të arrihen marrëveshje të drejta dhe kjo vlen për të dyja palët. Kompromise duhet të bëjnë të dyja palët, jo vetëm Kosova, por natyrisht edhe Serbia. Unë i nxis të dyja palët, sepse vetëm nëse shënojnë përparime në biseidme, do të arijnë përpairme edhe në rrugën evropiane. Kjo vlen edhe për Serbinë, edhe për Kosovën”, ka thënë Merkel.

FIDANISHTJA

Mustafa ka thënë se dialogu me Serbinë nuk është i lehtë dhe se duhen bërë kompromise dhe zgjidhje të përbashkëta.

Ai po ashtu ka thënë se Kosova pret që, pas përmbushjes së kritereve të parashtruara, të fitojë liberalizimin e vizave.

Mustafa ka kërkuar edhe përkrahje më të madhe ekonomike nga Gjermania. /rel/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.