ARKATANA

Merkel kërkon shpërndarje të ‘drejtë’ të emigrantëve në vendet e BE-së

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Duke marrë shkas nga emigrimi aktual masiv nga Kosova, kancelarja gjermane Angela Merkel ka bërë thirrje për një shpërndarje të drejtë të azilkërkuesve në Bashkimin Evropian.

Situata e refugjatëve në BE është “shumë e pakënaqshme”, tha Merkel në publikimin videos javore, këtë të shtunë.

Evropa duhet t’u “ofrojnë refugjatëve kushte të arsyeshme, në vendet e tyre, kur ata arrijnë atje”, vazhdoi Merkel, transmeton lajmi.net.

Eco Higjiena

Pra, ajo theksoi nevojën për “të zhvilluar një ofrim të kushteve në nivel të njejët në mesin e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian” për marrjen dhe mbështetjen e individëve.

Gjermania, kohëve të fundit po përballet me një eksod masiv të emigrantëve kosovarë, por edhe të atyre nga zonat e luftës, siç janë Siria, Iraku e Afganistani.

Vetëm në fillim të këtij viti, llogaritet se në Gjermani kanë hyrë rreth 18 mijë kosovarë.