Fundamenti

Merkel, institucioneve kosovare: Jepini fund “luftës tregtare me Beogradin”

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Qeveria e kancelares gjermane Angela Merkel u ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës t’i japin fund “luftës tregtare me Beogradin”.

Zëdhënësi i kancelares gjermane, Steffen Seibert, tha se Gjermania ka zero tolerancë ndaj taksave doganore prej 100 për qind për produktet nga Serbia.

Ai tha për Bloomberg se Gjermania do të donte që Serbia të lejojë Kosovën të bashkohet me Interpol.

“Ne shpresojmë që të dyja palët do të kthehen shpejt në dialog”, tha Seibert.

Eco Higjiena

Sipas tij, kancelarja Merkel theksoi se “integriteti territorial i të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor është jashtëzakonisht i rëndësishëm”, gjë që do të ndihmojë Gjermaninë të normalizojë marrëdhëniet nëse janë të qëndrueshme.

Kosova kohë më parë rriti në 100 për qind taksën për mallrat nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina.

Prishtina zyrtare tha se rritja e tarifës është një vendim sovran i një shteti dhe se tarifat janë të vendosura për shkak të sjelljes së Serbisë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.