Merkel fiton bindshëm, por i humbet partneri

Në zgjedhjet e sotshme të mbajtura në Gjermani partia e udhëhequr nga kancelaria gjermane Angela Merkel i ka fituar mbi 40 për qind të votave. Mirëpo kjo nuk i mjafton që ajo ta bëjë koalicionin, sepse një humbje katastrofave e ka pësuar partneri junior i kristian demokrateve.
Angela Merkel dhe partia e saj kanë filluar festimet pasi që rezultati i Exit Polls tregon se ajo i ka fituar zgjedhjet për të tretën herë me radhë për kancelare e Gjermanisë.
Exit Polls treguan se Partia e saj Demokristiane ka marrë 42 për qind të votave.
Sipas të dhënave preliminare partia e udhëhequr nga kancelaria gjermane Angela Merkel e ka korrur një fitore bindëse në zgjedhjet parlamentare të mbajtura dje në Gjermani.
Partia Kristian Demokrate e saj i ka fituar mbi 40 për qind të votave, kurse partneri i saj qeveritar, liberalet Demokratet e Lire (FDP) i kane fituar vetëm 4.7 qind, gjë që ua ka pamundësuar atyre që të futën si shumicë në Bundestag.
Në këto kushte kancelaria Merkel do të detyrohet, ndonëse e ka korrur një fitore historike, që të kërkoj prej partisë kryesore opozitare, asaj Social Demokrate, marrëveshje koalicioni për ta qeverisur vendin në katër vitet e ardhshme.
Social Demokratet kanë arritur që ti fitojnë 26 për qind gjatë këtyre zgjedhjeve, një rezultat ky mjaft i ultë për një parti të madhe dhe me një histori të gjate. Partia e Gjelbërt, që tradicionalisht është partner i Partisë Social Demokrate, i ka fituar rreth 8 për qind, aq sa i kanë fituar ish komunistet e Partisë se Majte./express/