Eko Higjiena

“Merkel dhe Macron po organizojnë një takim mes Kosovës dhe Serbisë, presin heqjen e taksës”

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjermania dhe Franca po bashkërendojnë ngushtë për përgatitjet e Samitit të Parisit i cili do të jetë një lloj vazhdimi i takimit i cili u mbajt në Berlin vitin e kaluar.

Kjo është konfirmuar për gazetën serbe ‘Blic’ nga zyra e kancelares gjermane, Angela Merkel. Nga ana tjetër, Brukseli ka theksuar se samiti i ri “do të ketë diskutime mbi hapat e nevojshëm për të krijuar marrëveshje” midis Beogradit dhe Prishtinës

Gazeta thekson se njoftimi i kryeministrit kosovar, Albin Kurti për heqjen e taksës më 1 prill me kushte të caktuara u refuzuan nga Serbia dhe nga Shtetet e Bashkuara.

Sipas ‘Blicit’ në qoftë se taksa hiqet më menjëherë mbledhja e zyrtarëve nga Prishtina dhe Beogradi në një tryezë nuk do të jetë e largët.

HW

Këtë e ka bërë të ditur edhe presidenti francez, Emanuel Macron i cili i ka sugjeruar Kurtit që së pari të heqë plotësisht tarifat.

“Gjermania mbështet plotësisht vazhdimin e shpejtë të dialogut të udhëhequr nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve Serbi-Kosovë, nën kujdesin e përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Joseph Borel se ndërmjetësues. Në këtë kontekst, Franca dhe Gjermania po bashkërendojnë ngushtë për vazhdimin e takimit të mbajtur më 29 prill 2019 në Berlin”, kanë thënë për gazetën serbe nga zyra e Merkelit.

Të hënën në Shtëpinë e Bardhë është zhvilluar një takim në mes presidentit kosovar, Hashim Thaçi dhe atij serb, Aleksandar Vuçiq. Ky i fundit ka deklaruar se kërkon heqje të taksës për të vazhduar dialogun me Kosovën, dhe i ka bërë thirrje përfaqësuesve të Kosovës të mos i bëjnë thirrje Serbisë për njohje pasi kjo vetëm se e përkeqëson situatën, përcjell lajmi.net.

Nga ana tjetër, Thaçi nuk ka treguar se çfarë është diskutuar në këtë takim, por ka thënë se ditët në vazhdim do të raportojë në Kuvendin e Kosovës dhe para qytetarëve.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.