RCCOLA

Merkel: Burrat më mirë … çajnë dru!

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Kancelarja gjermane Angela Merkel – e cila jetën e vet private e fsheh me kujdes nga sytë e opinionit, megjithatë e lejoi një revistë femërore “ta marrë në pyetje” për stilin e qeverisjes, kulinarinë, bashkëshortin, heshtjen para marrjes së vendimeve por edhe për burrat.

“Sytë e bukur”, shkurtimisht, me vetëm dy fjalë është përgjigjur Merkel në pyetjen se çfarë e bën burrin atraktiv dhe pas kësaj fjalie pasoi pauza gjatë së cilës reporterja e gazetës “Brigite” e luti t’i thotë edhe diçka, porse kancelarja e përfundoi me fjalët “edhe kjo është shumë”.

RCCOLA

Merkel, për të cilën thonë se rrallë ndonjë politikan, duke shfrytëzuar ekskluzivisht kokën dhe mendjen e një shkencëtari, u ngjit në majë të pushtetit, ka thënë se nga burrat ka mësuar se sa i rëndësishëm është zëri i thellë dhe ka pranuar se disa gjëra burrat thjesht i bëjnë më mirë – për shembull, ka thënë ajo, “ata dinë të çajnë dru më mirë”.