HW

Meriton Shabani lëndohet përsëri, pasi mori pasaportën shqiptare

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Meritan Shabani ndalet në momentin më të mirë. Mesfushori i avancuar, i cili ka lindur në Mynih të Gjermanisë, po performonte shumë mirë me zviceranët e Grasshoppers, skuadër ku luan prej verës së vitit të kaluar.

Shabani u pajis me pasaportë shqiptare në muajin gusht. Emri i tij lidhet prej kohësh me kombëtaren e Shqipërisë, teksa ai mund të ishte një alternativë për Sylvinhon për miqësoren ndaj Bullgarisë (17 tetor).

Por për fat të keq, 24-vjeçari ka pësuar një dëmtim të rëndë në ligamentet e gjurit të majtë në duelin e fundjavës përballë Yverdon në kampionatin helvet.

Takim të cilin Grasshoppers e fitoi 0-3. Shabani do t’i nënshtrohet një operacioni dhe pritet të qëndrojë gjatë larg fushave. Ndërkohë që e ka mbyllur këtë sezon.

HW

“Dëmtimi dhe mungesa e tij janë një goditje e rëndë për ne”, u shpreh Bruno Berner, trajneri i Grasshoppers. Shabani ka luajtur më parë me moshat e Bayern Munchen.

Teksa ka provuar disa eksperienca në Holandë (VVV-Venlo) dhe Angli (Ëolves U21). Tek ekipi i Grasshoppers, përveç tij luajnë edhe shqiptarët e tjerë Amir Abrashi, Dion Kacuri, Elvir Zukaj dhe Florian Hoxha.

Shabani edhe më parë kishte pësuar lëndime të tilla që e kishin lënë atë jashtë për kohë të gjatë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.