ARKATANA

Meriton Saliu: Do të japim gjithçka nga vetja në Bullgari për ta kualifikuar Kosovën në Kupën e Botës

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Njëri ndër futbollistët më të mirë që ka Kombëtarja e Kosovës në futsall padyshim është Meriton Saliu, i cili karrierën e tij prej futbollisti me shumë sukses po e zhvillon në Zvicër. Salihu i cili është ftuar që t`i mbrojë ngjyrat e Kombëtares së Kosovës në garat paraeliminatore për Kupën e Kosovës e cila do të mbahet në Varna të Bullgarisë, është shprehur mjaft optimist se Kombëtarja e Kosovës do të arrijë që të kualifikohet në “Main Round”.

“Do të jetë mjaft vështirë përballë kemi Kombëtare të fuqishme, siç janë: Bullgaria, Armenia e Skocia, shpresojë shumë që së bashku me bashkëlojtarët e mijë do të japim më të mirën që dimë që Kombëtarja e Kosovës të kualifikohet ku do të ishte një arritje mjaftë e madhe, ne nuk jemi pa gjasa pasiqë kemi trajner të mirë dhe futbollist të mire, do të mobilizohemi si asnjë herë më parë që popullin e Kosovës ta bëjmë krenar me paraqitjet tona”, ka theksuar Meriton Saliu.

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Salihu është shprehur se tri Kombëtaret tjera janë mjaftë të forta. “Kombëtarja e Armenisë në radhët e saja ka futbollist nga Brazili të cilët janë natyralizuar, poashtu Kombëtarja e Bullgarisë luan para tifozëve të saj e cila ka disa futbollist nga shtetet tjera edhe Skocezët janë një kombëtare shumë e fortë por ne kemi adutet tona, jemi kompakt si asnjëherë më parë dhe e duam këtë Kampionat të jemi pjesë e saj pasi kemi futbollist mjaft të mire”.

FIDANISHTJA

Kombëtarja e Kosovës është në Grupin C ku do të ballafaqohet me Armeninë, Bullgarinë e Skocinë, ndërsa dy Kombëtaret e para kualifikohen në “Main Round”.

Garat paraeliminatore zhvillohen në qytetin bregdetar të Varna të Bullgarisë, ndërsa ekspedita e “Dardanëve” drejt Bullgarisë është 4 prill./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.