FITORJA

Meriton Salihu me skuadrën e tij Futsal Maniacs në Zvicër në finale pret skuadrën Futsal Minerva

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Futbollisti nga Gjilani, Meriton Salihu i cili me shumë suksese është duke i mbrojtur ngjyrat e skuadrës nga Cyrihu, Futsal Maniacs, ka arritur në finale të Play-Off, ku do të takohet me skuadrën nga Berni Futsal Minerva.

Salihu i cili njeherit është edhe futbollist i rregullt i Kombëtares së Kosovës, në kampionatin e rregull ka treguar formë të lartë ku nga 22 ndeshje të Superligës së Futsallit në Zvicër ka shënuar 19 gola.

Në këtë finale që do të zhvillohen, skuadra e cila arrinë tri fitore do të merr pjesë në garat Champions League, ku është një interesim i jashtëzakonshëm tek adhuruesit e Futsallit.

ARKATANA

Meriton Salihu është shprehur mjaft optimist se skuadra e tij, Futsal Maniacs do të jetë ajo e cila në fund do ti gëzohet titullit të kampionit. “Jemi një skuadër mjaft e kompletueme, dhe gjatë tërë kampionatit kemi treguar formë të lartë me gjithë bashkëlojtarët e mi.

Skuadrën kundërshtare e respektojmë, por në fund shpresoj se ne do të jemi ata që më në fund do të ngrisim trofeun e kampionit pasiqë mendoj se jemi më të mirë se kundërshtari”, ka bërë të ditur aduti kryesor i skuadrës Futsal Maniacs, Meriton Salihu. Kjo ndeshje ka zgjuar kureshtjen e shumë bashkatdhetarëve tanë.

Ndeshja e parë e kësaj finale do të zhvillohet në Bern duke filluar në ora 18:30 ndërsa ndeshja e kthimit zhvillohet në Cyrih me 14 maj duke filluar ora 15:30.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.