Uji Dea

Meriton Salihu me origjinë nga Gjilani pjesë e turneut të madh të futbollit në SHBA

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Futbollisti me origjinë nga Gjilani, i cili po bën karterë të suksesshme në skuadrën e futsallit “Futsall Maniacs” të Zvicrës, këto ditë ka marrë ofertë nëpërmjet menaxherëve të jetë pjesë e futbollit 7×7, e cila do të organizohet në Karolinën e Veriut të SHBA-së me 1-4 qershor.

‘Toni’ njiherit është edhe futbollist i rregullt i Kombëtares së Kosovës në futsal, duke dhënë kontribut të jashtëzakonshëm, ndërsa me skuadrën e tij “Futsall Maniacs” të Zvicrës do të jetë në garat e Play-Off, ku do të jetë predentente për titull të kampionit.

UBT

“Më kanë kontaktuar nëpërmjet menaxherit skuadra nga Amerika FC Villita, ku do të jem i vetmi futbollist evropian në këtë skuadër, pasi të gjithë futbollistët tjera janë nga Kolumbia, Brazili e Meksika. Për mua do të jetë një përvojë e madhe, ndërsa do të marrin pjesë 32 skuadra ndër to do të ketë edhe skuadra nga Evropa , ndërsa vlera e kampionit do të jetë 1 milion dollarë. Siç jam i njoftuar në këtë turnir të madh të futbollit do të kenë shumë emra të shquar të futbollit, ndërsa mua nuk më mbetet asgjë vetëm ta prezantoj skuadrën time nga Zvicra dhe ta prezantoj sa ma mirë Kosovën e Zvicrën në këtë turnir duke shpresuar se do të arrijmë rezultate të kënaqshme”, ka bërë të ditur njëri ndër futbollistët më të mirë të futsallit Kosovar, Meriton Salihu./rajonipress/