HW

Meriton Korenica: Ndjenjë e veçantë që të luajë për Kosovën

/ 1 minutë lexim
HW

Futbollisti i kombëtares së Kosovës dhe CFR Cluj, Meriton Korenica ka folur për ftesën e Kosovës, dhe për dy ndeshjet e Kosovës në shtator.

“Po ndihem shumë mirë, ndjenjë shumë vecantë, shpresoj të jap maksimumin për shtetin tim. Janë dy ndeshje shumë të vështira, janë dy shtete shumë të forta. Kemi shumë lojtarë kualitativ. Gjithmonë do të japim maksimumin për shtetin tonë. Kam dhënë maksimumin gjithmonë, edhe pse nuk jam ftuar ndonjëherë te Kosova. Trajneri vendos se a do të ftohem apo jo, ai e din se kush është më në formë. Secili lojtar në grumbullim duhet të punojë fortë”, tha ai në T7.

Tutje, Meritoni foli edhe për ndeshjen e mbrëmshme të Clujit ndaj FCSB, që u mbyll me shifrat prej 2-2.

ARKATANA

“Lindoni ka shënuar, unë kam asistuar, nuk kemi rezultate të mira, shpresoj të kthehemi e ta marrim vetën me trajnerin e ri”, shtoi ai.

Korenica e Emërllahu janë ndër emrat e ftuar te Kosova për ndeshjet e shtatorit ndaj Zvicrës më 5 shtator dhe Suedisë më 8 shtator.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.