RCCOLA

Merita Sahiti – artiste që arriti shkallët e artit muzikor me përmasa kombëtare

/ 15 minuta lexim
KKVITI

Gjilan – Merita Sahiti një artiste e cila shkëlqeu në ç’do festival ku morri pjese, ku duhet veçuar që gjatë viteve 2019 dhe 2020 fitoi mbi 20 Çmime të para në festivalet brenda dhe jashtë vendit.

Merita Sahiti u lind në fshatin Budrikë e Epër komuna e Vitisë me 28 shtator te vitit 1987. Ishte fëmiu i parë nga prindërit Enveri e Remzija të cilët kanë edhe dy fëmijë Hekuranin dhe Ardianin.

Kjo familje ishte një familje ekonomikisht mesatare, dhe rendësi të veçantë i kushtonin shkollimit pasi që të dy prindërit ishin të punësuar. Në këtë familje me nostalgji dhe egoizëm ruhej tradita kombëtare, kulturore si dhe krenaria për një të ardhme të ndritshme të popullit në përgjithësi dhe familjes në veçanti, ku brez pas brezi ky popull punoi, edukoi, dhe luftoi në vazhdimësi për lirinë dhe pavarësinë e vet.

Në këtë rast edhe familja e Meritës si dhe më konkretisht prindërit, gjyshërit e sajë axhallarët, ruanin një traditë shumë tradicionale shqiptare dhe disa nga anëtarët e familjes kultivonin artin muzikor, por në rrethanat e kohës.

Merita fëmijërinë e sajë e kaloi nën tingujt e muzikës të folklorit burimorë të cilën ia kultivonin gjyshja e sajë me ninulla, ndërsa babai dhe dy xhaxhallarët kishin bërë aktivitet rreth ruajtjes së kulturës sidomos të këngëve burimore ku veprimtaria e tyre muzikore ishte zhvilluar në SHKAA “4 Dëshmorët” të Budrikës gjatë viteve të ’80 –ta.

Pra pas vitit 1987 pasi Merita erdhi në dritën e kësaj bote, çiftelia dhe fyelli ishin pjesë e pa ndashme e fëmijërisë së Meritës, me të cilat instrumente edhe në këtë familje u ruante tradita e mirëfilltë e muzikës burimore shqipe.

Kjo traditë u trashëgua edhe te kjo vajzë e re me sy të ngulitur në ardhmërinë e cila filloi që nga ninullat e arriti, që sot të pretendon të bëhet një këngëtare e suksesshme, duke u rritur me muzikën.

Nga pamundësia që të qaset më herët me instancat kulturore për shkak që jeta u zhvillonte në fshat, pas luftës u krijuan kushtet nga realiteti i ri i krijuar në Kosovë ku Merita së bashku me familjen e sajë ia mësynë qytetit të Gjilanit, ku që nga viti 2000 jetojnë dhe veprojnë aty. Andaj edhe iu krijuan mundësitë që nga mosha 13 vjeçare të paraqitet edhe para publikut.

Për herë të parë para publikut me rastin e ditës së shkollës në Shkollës Fillore“Thimi Mitko” në Gjilan, Merita edhe ashtu si fëmijë debutoi me këngën e Remzije Osmanit me titull “Moj Kosovë mirë se t’gjeta”.

Nga ky moment te kjo vajzë u vërejt talent i jashtëzakonshëm për këngët burimore andaj edhe ashtu filloi të vazhdojë të merr pjesë nëpër koncerte e festivale të ndryshme.
Që nga ajo moshë Merita filloj të merrte pjesë në manifestime kulturore për nderë të festës së “28 Nëntorit“, manifestimeve për përvjetorët e “Dëshmorëve të Kombit” ,7 dhe 8 marsit, për festen e Bajramit, ditëve të Shkollave e manifestime të ndryshme kulturore që u organizonin atë kohë.

Këndoi këngët më të preferuara të sajë e sidomos ato të :Shkurte Fejzes, Shyhrete Behlulit, Remzije Osmanit, Violetë Kukajt etj, që i këndoi me dëshirën më të madhe, ku ato këngë nën përcjellje të çiftelisë nga vllau, Hekuran Sahiti krijuan një afinitet të jashtëzakonshëm për moshën që e kishin .

Pastaj më vonë së bashku me nxënësit e Gjimnazit “Zenel Hajdini” dhe koleget e saj të shkollës së mesme të muzikës, nën udhëheqjen e Burim Demirit filluan të merren me aktivitete shkollore që mbanin koncerte për nder të festave të ndryshme .

Në këtë manifestim u bë zbulimi i bustit të Dëshmorit të kombit
Nijazi Azemi- Komandant Mjekrra

Foto : Në zbulimin e përmendores së dëshmorit Nijazi Azemi-Komandant Mjekrra

Në këtë event pra me rastin e zbulimit të bustit të Dëshmorit Nijazi Azemi- Komandant Mjekrra, Kënga titullohet ” N’dritë t’lirisë dhe Flakadanit”, këtu Merita performoi me një këngë të re e cila iu kushtua Komandant Mjekrrës ne shenjë respekti, Tekstin dhe muzikën Skender Doshlani, orkestrimin Edmond Zhulali.

Cfarë kanë thënë të tjerët për Meritën

Hatixhe Lushi
(Akademia e Arteve Tiranë, Teatri i Operas dhe Baletit – Ansambli Shtetëror Tiranë)
Kam kënaqësinë të shkruaj pak fjalë për këngëtaren Merita Sahiti . Takimin e parë e kam pasë me Meritën në Kukës në një koncert, aty e dëgjova për here të parë zanin e bukur plot ngjyra diellore, plot dritë, ai za kish me vete personalitetin e sajë njerëzor e artistik, veshur bukur me një fustan plot fije ari si vet Ajo. Takimi i dytë në Viti në një koncert për nderë të gurbetqarve, aty kënduam bashkë, darkuam bashkë dhe thash se ky za i bukur ka familje të bukur si zani i sajë, sepse zani do ngrohtësi edhe familjare, e ajo i kishte ato elemente.

Merita një artiste e re, por zani i bukur i saj tregon pjekuri profesionale. Sa herë që e degjoj atë zë më vjen si gugullimë uji të paster Valbone…..i uroj suksese Bilbilit të Kosovës….e pres ta bëjmë të dyja një duet “Mori sy lareshë “ këngë e kënduar nga e madhja dhe mretnesha e këngës shqipe Nexhmije Pagarusha…
Suksese Meritë, meriton shumë fjalë të mira o za e bukura ime..
Suksese të pa fund Meritë ne rrugëtimin tuaj artistik , të dua ty dhe zërin tend ..
Të uron ..Tixhja..

Arianit F. Hetemi.
Drejtor i përgjithshëm i QKA ANAMORAVA –VITI )

Merita Sahiti Selishta, Diva e Anamoravës! Kam pasë fatin ta përcjellë edhe të bashkëpunoj që nga hapat e pare të fillimit të aktivitetit të sajë kulturor si soliste e re me një zë karakteristik që të rrënqethë trupin kur e dëgjon !, për her¡ të pare pata rastin ta dëgjoja diku në vitin 2004-2005 deri sa po performonte në skenën e sallës së teatrit në Gjilan, aty ishte me grupin kulturor që funksiononte atë kohë në Gjilan AKV ” Alba Folk”.

Zëri i Meritës preku gjith audience , Pas perfundimit të asajë performance në atë manifestim pata rastin ta takoj aty dh eta komplimentoj për paraqitjen që pati. Në bisedë e sipër kuptova se Merita sahiti –Selishta , qenka nga Budrika e Epërme komuna e Vitisë , dhe qenka vajza e Enver Sahitit, një figurë e njohur e plejadës intelektuale të komunës së Vitisë, një veprimtar i dalluar në zhvillimet e proceseve politike që nga vitet e ’80-ta , si pjesëmarrës i demonstratave studentore e deri në çlirimin e Kosovës nga hegjemonia serbosllave.

Shpejt biem në kontakt me bacen Enver dhe Meriten ku filluam bashkëpunimin pasi që unë veç kisha themeluar AKV “ Kemajl Azizi” në Viti dhe poashtu bëja aktivitetet e ushtrimeve intensive me te cilen ushtroja veprimtarinë kulturore artistike në komunën e Vitisë. Dhe nga ky moment aktivitetin e sajë Merita filloi ta bëjë me ansamblin tone dhe se kudo që paraqitej linte gjurmë, shihej si një soliste e re me një zë brilant dhe e cila po ngjitej me hapa të sigurtë drejt shkallëve të karrierës së sajë ne lëmin e muzikës – këndimit. Pra bashkëpunimi po shkonte si më si miri, dallimi i sajë dhe veçanti që duhet theksuar ishte se ajo pa asnjë hezitim merrte këngët më të fuqishme të cilat këngë i këndojnë këngëtar me bagazh të lart artistik e të cilët ishin në gjirin e artistëve të Estradës Shqiptare siç ishin këngët e të madhes Fatmira Breçanit, Hafza Zyberit, Tefta Tashkos, Nexhmije Pagarushës, ku të pakta janë ato soliste ku për të i kënduar këngët e tyre duhet që të kenë guximin të sfidohen si dhe për ti marrë e për ti kënduar këngët e këtyre artisteve me emër dhe me fame e të cilat kishin arritur majat e karrierës së tyre në kulturën muzikore. Këtë afinitet dhe talent që kishte Merita u dëshmua me paraqitjet në festivale dhe evenimentet e ndryshme kulturore ku ç’do herë e më shumë rritej interesimi i audiences dhe jurive të festivaleve nuk ju mbetej alternativëtjetër. Kur performonte Merita ,çmimet rrëmbeheshin kudo, dhe për të shkëputë kujtimet rreth punës, aktivitetit dhe performances së sajë, emocionet në skenë me Diven janë aq shumë të mëdha sa që nuk mund të përshkruhen me fjalë dhe e pa mundur te thuhen në një kapitull. Këtu kisha dashur t’i veçoja disa nga rastet që emocionet e audiencës kaluan kulmin. Paraqitja në Festivalin Tradicional në Gjilan “ Flaka e Janarit 2012, ku Merita rrëmbeu dhe ndanë çmimin e dytë me këngëtarin e mirënjohur Hysni Klinaku. Paraqitja në vitin 2013 në Festivalin “Oda Dibrane” në Peshkopi ku i tërë publiku u ngrit në këmbë duke kënduar së bashku duke aplauduar.

Hidromorava

Aty mori komplimentime nga fytyra më eminente të kulturës muzikore në Shqipëri siç ishte Qerim Sulo – mjeshtër i madh si dhe Mimoz Dizdari – kompozitor dhe mjeshtër i madh . Pra në këtë festival Merita Sahiti- Selishta rrëmbeu Çmimin “ Zëri dhe artistja më e mire e festivalit, të vlerësuar nga një juri shumë profesionale. Çmimet nuk kishin të ndalur dhe kudo që paraqiteshim ishim faqebardhë.

Triumfi i radhës erdhi më 28 Nëntor 2014 në festivalin tradicional të këngës popullore “ Kosovarja Këndon 2014” –Ferizaj. Ishte një sfidë e radhës në një konkurrencë të jashtëzakonshme dhe shumë serioze dhe nga një juri shumë profesionale që përcillte ç’do detaj të performances së artistëve, mirëpo duke e njohur kapacitetin, përgatitjen, talentin dhe zërin e saj të kristaltë të pa dëgjuar gjer më tani e kisha besimin te Diva! Dhe njashtu te juria shumë profesionale .Po vazhdonin zërat më të bukur, po konkurronin, erdhi radha dhe po performonte Merita siç e quajmë ne Diva, zëri ,paraqitja skenike, interpretimi i këngës “Mu aty te shtatë zymbylat”, kaloi ç’do kriter dhe nuk mbeti gjë tjetër më, juria i ndau vendin e parë pra Fituesja e çmimit të pare “Kosovarja këndon 2014”. Paraqitja tjetër përveç tjerave, kjo e cila vuri themelet ishte në muajin Maj 2019 në Festivalin “Eshkë e Ndezur mbi Shkëlzen” i organizuar nga komuna e Deçanit ku kësaj radhe me Qendrën Kulturore Artistike “ANAMORAVA” nga Vitia po marrim pjesë , ishte diçka e pa pare aty, rrallë ndodhë në skenë edhe për yjet më të famshme të muzikës ku publiku ngritët në këmbë dhe këndon me meritën. Pas përfundimit së parë konkurruese te sajë, publiku ngritët i tëri në këmbë duke kërkuar kthimin e sajë dhe brohoritur që të kthehet në skenë dhe arritë ta kthejnë për 5 herë radhazi, por edhe me këngë të ndryshme e jo të njëjtën, ku këtu më nuk bënte përshtypje çmimi i pare sepse ai më duhej, mbështetja e publikut, kërkesat e tyre për të vazhduar Merita, interesimi i mediave pra ato ishin ngjarje e bukur për një artiste që po i ngjitej shkallëve të karrierës, pra ishte një ngjarje kolosale !.

Merita Sahiti – Selishta realizoi shumë projekte të cilat janë më të njohura për opinionin , si kënga për dëshmorin Nijazi Azemi – Komandant Mjekrra me titull “N’dritë t’lirisë dhe Flakadanit” e cila veç se është bërë himni i festivalit “Flakadani i Karadakut” në Viti. Gjithashtu edhe projekti këngë kushtuar qytetit të Vitisë me titull “ Ty Viti” e cila ka kaluar shume klikime dhe një dëgjueshmëri të jashtëzakonshme, si dhe shume projekte të tjera me vlera të veçanta muzikore.

Merita Sahiti-Selishta, është njëra nga artistet që zen vend të posaçëm në historinë e kulturës muzikore në regjionin e Anamoravës dhe Karadakut, si soliste me një begraund të pasur artistik të dëshmuar me trofetë e fituara në festivalet brenda dhe jashtë vendit. Për Merita Sahiti-Selishta kanë folur edhe shumë veprimtar dhe udhëheqës të proceseve kulturore nga vitet e ’70, siç ishte profesori Fehmi Zeqiri, i cili veçon talentin e Meritës ku thekson se një regjioni, rrethi apo vendi i duhen së paku 50 vite për ta pasur një soliste të tillë.
Me respekt dhe me shume konsideratë nderon Arianit Hetemi, drejtor i QKA ANAMORAVA – Viti.

Skender Doshlani-Mjeshtër i madh

(Kompozitor Tropojë )

Kompozitori nga Tropoja Skender Doshlani. “Kosovës po i shtohet edhe një talent i ri siç është solistja Merita Sahiti e cila çdo ditë me përfaqësimin e sajë ku do që paraqitet po lartëson nivelin e sajë artistik…Urime..”

Selajdin Miftari- Salushi
Artist i Estradës mbarëshqiptare
(Ansambli shtetëror i këngëve dhe valleve në Maqedoninë e Veriut)

Në fillim kisha dashtë t`i përshëndes prindërit e Meritës, që e përkrahën dhe vazhdojnë përkrahjen e sajë në lëmin e kulturës muzikore duke i ditë traditat tona. Merita këngëtare SHKA-ve ka treguar rezultate të jashtëzakonshme para publikut dhe komisioneve vlerësuese-jurive. Edhe viteve të fundit ç’do festival dhe koncert ku këndon Merita është primadona. Andaj me dy fjalë Merita meriton piedestalin e artisteve në gjithë shqiptarinë. Unë i uroj suksese deri në pa kufij, se na e zbardhi fytyrën familjes në fillim e pastaj kombit.

Me respekt:Selajdin Miftari – Salushi

Baki Xhaferi
Artist i Estradës mbarëshqiptare
(Nga Rahoveci-Anadrini, Instrumentist virtuoz, këngëtar dhe artist i Estradës)

Kur shkruan për kolegë të respektuar atëherë është me të vërtetë privilegj i vërtetë, Me Meriten kam pas nderin dhe respektin të kemi bashkëpunime të ndryshme në aktivitete te ndryshme . Merita sipas meje është nga zërat më brilant në muzikën e sotme shqipe , diapazoni i saj vokal e bënë që prezantimet e saja t’i japin madhështi ç’do skene muzikore ku Merita prezantohet dhe pothuajse aty ku prezantohet më nuk ka garë pasi që vokali i saj shpërthen si vullkan dhe ja lehtëson punën ç’do jurije në festival të muzikës folklorike shqiptare. Në festivalin “Anadrini Fokl “ u shpërblye me çmimin prestigjioz “ Nexhmije Pagarusha” si këngëtarja më e mire e festivalit dhe kush më shumë se Merita mundë të vazhdojë rrugën e saj.

Pjesë e pa ndarë e sukseseve të vazhdueshme të Meritës është i pa lodhuri zotëri Enver Sahiti një veteran i artit muzikor, i cili si rrallë kush jep ç’do gjë nga vetja që Merita t’i arrijë majat e sukseseve , një element që duhet vlerësuar te Merita është e disiplina skenike dhe dashamirësia dhe sinqeriteti i saj i pa shoq që rrallë artistë e posedojnë. Në përmasat e saj i uroj përzemërsisht shëndet dhe zëri i saj kurrë mos u shteroftë, sepse ka nevojë muzika jonë e bukur për zërat si kjo.!!!! Shpresojmë të kemi nderin dhe kënaqësinë që të shkruajmë edhe më shumë përvjetorë të tjerë për punën aktivitetin , talentin e saj artistik dhe njerëzor si artiste e mirëfilltë me të cilën duhet të mburret vendlindja e sajë Budrika, Anamorava si regjion, Kosova dhe e gjithë Shqipta

Me respekt kolegu Baki Xhaferi.

Mrika Trumshi
Artiste e Ansamblit Folklorik
“MIRDITA”- Mjeshtër i madh.
Nga Rrësheni – Durrës Shqipëri

“Merita moj, u njësove si sfidante e gjitha konkurrimeve të këtij viti me duket ,,, bravo, bravo yll dhe vetëm urime pafund!!!
Do të takohemi kur të bëhemi mbarë në një realizim kënge me Meriten ,, tana t’mirat dhe vetëm suksese…..
Mjaft bukur Merita, sidomos shkëlqen te kënga “ Në ball’ të Arbrit” ,Edhe këtu është shumë mire por pak poshtë për regjistrin e vet, ndoshta e kushtëzuar nga këngëtarja tjetër, kurse tek tjetra është brilante, Aty është fix në totalitetin e vet, karamele ne vokal,,, shume suksese ,,, e rëndësishme është se kudo është dominante ne origjinalitet,,, pafund urime !!.”
Me respekt Mrika Trumshi. Shoqatës se emigrantëve shqiptar të Greqisë

Tortura Bulqiza.”Përshëndesim me uratën e zotit , po të ndjekim zanin tuaj, si zani i bilbilit te Ballkanit të pa harruarës LUCIE MILOTI. Urime te gjithëve, nga Kryesia e Shoqatës së emigrantëve shqiptar të Greqisë.”

Djegim Rruci nga Londra-

“Zemra te këndoftë oj bi Kosovës lum ne qe ju kem ju qe nuk ne leni me harru traditat shqiptare respekt për ju edhe familjen tuaj”.