Eko Higjiena

Merita Merja, zbukuron vipat shqiptarë

/ 5 minuta lexim
FIDANISHTJA

Në Shqipëri ajo i grimosh personazhet e njohur. Por në fakt disa edhe nuk e njohin se kush është ajo duararta e cila zbukuron këngëtaret. Merita Merja në një bisedë për Express zbulon dicka mbi veten por edhe për këngëtarët.

Na trego diçka për veten, si nisi rruga jote drejt së bukurës?

Merita është një njeri i thjeshtë që e ka nisur rrugën e bukur të parukerisë me dashuri dhe pasion. E kam dashur gjithmonë këtë gjë dhe me punë ia arrita.

Çfarë ka kaq të veçantë Merita?
Ka të veçantë sinqeritetin, dashurinë për punën dhe origjinalitetin në ide dhe fantazi.

Nëse nuk do ishe bërë stiliste flokësh, çfarë do ishe sot?
Mendoj se do isha bërë një avokate e zonja. E kam dashur gjithmonë profesionin e juristes dhe drejtësinë, prandaj nëse nuk do isha kjo që jam do isha me siguri një avokate e mirë.

Saktësisht një parukiere duhet të merret vetëm me flokët apo me gjithçka që ka të bëjë me kurimin e imazhit të një femre?
Saktësisht një parukiere duhet të merret me gjithçka që ka të bëjë me zbukurimin dhe me të bërit të ndihen mirë femrat. Flokët nuk janë gjithçka në parukeri, është një kompleks i tërë që zbërthehet sapo hyn në derën e parukerisë, të një parukerie profesionale, bëhet fjalë gjithmonë.

Cili është raporti yt me ngjyrat?
Unë shquhem për ide dhe fantazi në ngjyra sepse e kuptoj që në shikimin e parë, se çfarë ngjyre i shkon një klienteje të caktuar. Edhe ngjyrat janë me personalitet sepse e kuqja nuk mund ti shkojë të gjithëve ose bjondja, ose e zeza. Kështu, mundohem dhe shpresoj t’ia kem arritur të realizoj idetë e mija tek klientet që siç e shikon janë shumë.

Në gjithë gjërat që mund të bësh me flokët, për cilën je më krenare?
Për ngjyrat dhe për shtimin e flokëve për të cilat jam krenare për punën që bëj sepse janë produkte origjinale dhe që kënaqin dëshirat e klienteve për të qenë të bukura. Tashmë një trend i ri janë dhe gërshetat të cilat personazhet vip i preferojnë shumë, duke përmendur Anjeza Brankën, Enxhi Vlashin e shumë të tjera.

Cila është karakteristika jote në profesionin tënd, që ti e ke pikë të fortë?
Të kënaq pa fund klientet që kur të dalin nga dyqani të ndihen më të bukurat në botë. Është parimi im kryesor.

Hidromorava

Në një kliente paraqitet në dyqanin tënd men jë ide të caktuar për flokët, ti në fillim e këshillon apo direkt i plotëson dëshirën, edhe pse mund të jetë e vështirë për tu realizuar?
Unë mundohem ta këshilloj dhe ta bind se cila i shkon asaj, qoftë ngjyrë, qoftë stil, pastaj nëse ajo nuk bindet do ti plotësojmë dëshirën dhe të realizojmë atë që ajo kërkon.

Çfarë të bindi të merresh me artin e të bërit të bukur të tjerët?
Dashuria ime për të bukurën. Unë jam një femër që më pëlqen që të merrem dhe të kuroj veten deri në detajet më të vogla, kështu që këtë dashuri për të bukurën përse mos ta trandmetoj edhe tek të tjerët. E di që femrat i bëj të lumtura me punën që bëj.

Shoh që në sallonin tënd ka shumë nxënëse që po mësojnë artin e parukerisë, si është Merita si mësuese?
Unë nuk kam dashur dhe nuk dua të mburrem, por puna flet vetë dhe përderisa kam kaq shumë kursante do të thotë që puna ime pëlqehet. Merita është mesuese e dashur dhe e përkushtuar.

Po tek nuset sa përkushtohesh?
Jashtëzakonisht shumë, sepse dita e martesës është dita e tyre më e bukur dhe duhet të jetë ajo dita që do mbahet mënd prej tyre. Unë mundohem që ta bëj sa më të bukur dhe shpresoj që ta kem arritur në çdo nuse që kam stiluar dhe ato ta kujtojnë veten si më të bukurën në jetën e tyre.

Në dyqanin tënd kurojnë imazhin edhe shumë personazhe publikë apo jo?
Po është e vërtetë shumë personazhe, duke filluar që nga Enxhi Kamenica, Maja, Anjeza Branka, Elisabeta Marku e shumë e shumë personazhe të tjera që të më falin nëse nuk po i përmend të gjithë.

Sa të veçantë dhe sa të thjeshtë janë personazhet publike shqiptare në syrin tënd?
Në syrin tim janë të gjithë të mirë, popullorë dhe shumë të thjeshtë.

Cili është ai personazhi i cili të ka lënë mbresa të veçanta dhe pse?
Elisabeta Marku është femër e bukur dhe e mrekullueshme.

Po personazhi, të cilit i ke bërë stilimin më të bukur të flokëve?
Nuk dua të bëj dallime sepse janë të gjithë të mirë dhe të bukur, por Enxhi Kamenicës i përkushtohem shumë, të cilën e kam edhe shumë xhan.

Konkurrëncën si e sheh?
Nuk e kam parë asnjëherë.(qesh)